« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Lezha përfaqëson Shqipërinë në festivalin e 72-të botëror të folklorit
LEZ.jpg

Lezha ka përfaqësuar Shqipërinë në festivalin e 72-të botëror të folklorit “Mandorle in Fiore” që u zhvillua në Agrigento të Italisë.

Festivalin botëror i folklorit “Mandorle in Fiore” që u zhvillua në Agrigento të Italisë u mbajt për 8 ditë me radhë, ndërsa Lezha u përfaqësua denjësisht në këtë festival pas 25 vitesh. Grupi i përbërë nga 29 artistë të zhanreve të ndryshme si instrumentistë popullore, muzikantë e këngëtarë nga veriu dhe jugu i vendit, nën drejtimin e Albana Pervathit, Përgjegjëse e Pallatit të Kulturës Lezhë, performuan në skenat e këtij festivali, duke shpërfaqur denjësisht pasurinë e jashtëzakonshme të folklorit muzikor dhe kostumeve shqiptare, krahas shteteve të tjera pjesëmarrëse.

I organizuar nga UNESCO, ky Festival promovoi vlerat e pasurisë jomateriale botërore, të mbrojtura si trashëgimi e njerëzimit. Krahas folklorit burimor instrumental (lahutë, fyej, cifteli), valleve burimore e të përpunuara në bazë të folklorit nga koreografi Gazmend Golemi, kostumeve popullore të të gjitha trevave, Shqipëria u prezantua me Iso – polifoninë, forma më e lashtë e shprehjes muzikore europiane, e shpallur nga UNESCO, që prej vitit 2008, si një prej kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit, shkruan gazetashqip.

Në performancat e tyre pas çdo prezantimi, artistët e mirënjohur lezhjanë, Dhori Bllahova e Flamur Toska, lahutari Pjeter Matusha apo instrumentisti frymor Gjovalin Ndreca, kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme duke nxitur publikun për t’i përshirë gjithnjë e më shumë në aktivitetet e shumta të organizuara për këtë festival. Prezantimi i grupit shqiptar, dhe polifonia e realizuar mjeshtërisht nga artistët Ali Shametaj, Vullnet Silaj e Vladimir Sheha, tërhoqi vëmendjen e medias e të publikut të shumtë, ndërsa njohja dhe takimi i kulturave të ndryshme nga e gjitha bota, mbeten vlera e padiskutueshme e festivalit të përvitshëm të Agrigentos, ku Shqipëria zë një vend nderi.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 09:00  | L.E. | 1,157 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.