« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ilir Meta si Zaevi, futë në lista për deputet maqedonas
« Analistët për Zhurnal » Antagonizmat e partive shqiptare, mos reflektohen në programin qeveritarë
"Bordel Ballkan", Jeton Neziraj dhe Andras Urban bashkojnë forcat
BORD.jpg
Loading...

Shfaqja ‘Bordel Ballkan’ e Jeton Neziraj, do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga regjisori Andras Urban. Edhe pse shfaqja në qendër të saj ka një temë të errët, sipas regjisorit ajo do të arrijë që të kuptohet nga publiku pasi që në vetë ka të inkuadruar edhe muzikë dhe lëvizje të shumta të cilat edhe do të ngjallin reagim nga ana e publikut.

 

Vepra e Jeton Neziraj “Bordel Ballkan” do të vihet në skenë nga regjisori Andras Urban, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Krijimi i kësaj shfaqje vetëm sa ka nisur hapat e saj të parë. Regjisori Andras Urban i cili për herë të parë ka ardhur në Kosovë edhe si vizitorë por edhe si regjisorë, tashmë ka filluar punën për shfaqjen “Bordel Ballkan” në Teatrin Kombëtar të Kosovës së bashku me tekstshkruesin Jeton Neziraj i cili është edhe dramaturg në këtë shfaqje.

“Procesi i punës ka filluar dhe jeni duke e parë se si do ta shndërrojmë tekstin në shfaqje. Unë kryesisht punojë kështu, gjatë procesit i artikulojë tekstet në shfaqje sepse teatri nuk është një literaturë por një art i veçantë dhe jemi duke hulumtuar për momentet të cilat kanë kontribuar që shfaqja të ndihet e gjallë dhe të dërgojë mesazhin te publiku. Në fakt jo me publikun, por me realitetin që është në anën tjetër, deri tek i cili realitet vihet përmes lojës”, tregoi regjisori Andras Urban për KultPlus.

Shfaqja do të sjellë një histori tragjike që ndodhë pas luftës, tragjedi e cila është tipike për familjet në Ballkan, për shoqëritë që janë në tranzicion, duke krijuar kështu ndërlidhje edhe me realitetin, duke sjellë vrasje, dashuri, urrejtje e shpresë.

“Është një histori, një përrallë për një familje, le të themi që janë në Ballkan edhe vetë në vepër shkruan se historia është epike për një familje ballkanase që lajmërohet si parafrazë e veprës Oresti. Në fakt kjo tragjedi është baza edhe e Ballkanit edhe e Evropës në këtë moment që po janë disa në tranzicion, gjithashtu është edhe një lloj simbioze e kulturës që ndodhë pas luftës. Do të thotë në shoqëri të tilla ku lufta është një eksperiencë e re. Normal kur e njohim Orestin, atëherë edhe teksti i Jetoni është një fat tragjik i familjes me vrasje për pushtet politik, për pushtet ekonomik, për njeriun”, shtoi tutje regjisori.

Kështu, kjo shfaqje do të sjellë një ndërlidhje në mes të tekstit të Eskilit “Orestia” dhe “O. Rest.es IN PEACE” të Jeton Neziraj. Gjersa aktorët janë zgjedhur nga vetë regjisori në bazë të disa bisedave dhe detyrave që ai u ka dhënë tyre përmes një audicioni të brendshëm në Teatrin Kombëtar.

Kjo shfaqje do të vijë nga loja e aktorëve: Shkelzen Veseli, Ardian Morina, Armend Baloku, Armend Smaili, Adhurim Demi, Basri Lushtaku, Shpejtim Kastrati, Arta Selimi, Shengyl Ismaili, Majlinda Kasumoviç, Semira Latifi, Albulena Kryeziu- Bokshi.

“Unë shpesh herë e kam më rendësi që të zgjedhë një ekip të mirë sesa të punoj me aktorë të mirë individualë. Sepse shfaqja është edhe një akt kolektivë dhe ne gjatë provave po punojmë që të shndërrohemi në një ekip. Mendoj që kemi shumë aktorë të mirë, që janë të hapur, të dedikuar, aktivë, kreativë dhe që pranojnë edhe metoda të ndryshme të punës përveç atyre me të cilat janë mësuar, kjo ndoshta është pjesa më e rëndësishëm që artisti të jetë i hapur”, theksoi regjisori Andras Urban.

Mirëpo shfaqja edhe pse në qendër të saj ka një temë të errët, sipas regjisorit do të arrijë që të kuptohet nga publiku pasi që në vetë ka të inkuadruar edhe muzikë dhe lëvizje të shumta të cilat edhe do të ngjallin reagim nga ana e publikut.

“Mendoj që do të jetë një shfaqje shumë e mirë pa marrë parasysh që merret me një temë të errët. Më të vërtetë në disa momente të caktuara është shumë e vështirë që njeriu të përballet me këto emocioni por gjithsesi arti është një storie ku duhet me u përballë, por mendoj që do të jetë një shfaqje e cila në mënyrë të vet e intrigon publiku, edhe publikun standard të teatrit edhe njerëzit e përditshëm. Ky lloj i sinqeritetit me të cilin po punojmë do të jetë edhe argëtues në mënyrën e vet. Më shumë muzikë e më shumë ngjarje, por edhe me një provokim specifik të llojit të vetë”, u shpreh për fund regjisori.

Për kostumografinë po përkujdeset Yllka Brada, ndërsa skenografinë Xen Balaxhi. Koreografinë e lëvizjeve po ju mëson balerini Sinan Kajtazi, dhe kompozimi i muzikës po realizohet nga Irina Popovic, kurse Arta Selimi është asistente në regji. Shfaqja pritet të vijë premierë në fund të muajit prill.

Regjisori Andras Urban ka lindur në vitin 1970 në Senta, të Vojvodinës. Kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçar ai krijoi një teatër të pavarur. Më vonë krijoi kompaninë e teatrit “AIOWA”. Ka studiuar për film dhe regji kurse në mes të viteve të 90-ta ka lënë studimet për të punuar në teatër. Për regji ka diplomuar tek profesorët Vlatka Gilic dhe Bora Draskovic në vitin 2000 duke rënë në dashuri përsëri më intensitetin që jep teatri. Ai është edhe themelues i festivalit internacional të teatrit “Desiré Central Station”. Që nga viti 2005 është drejtor në teatrin " Kosztolányi Dezső " në Suboticë. Ai është shkrimtarë, regjisorë dhe aktorë. /KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 09:01  | L.E. | 965 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
Kjo është familja e vërtetë e “Yusufit”
« SKANDALOZE » Media të afërta me VMRO-në, kanë "fyer" kreun e BDI-së, Ali Ahmetin!
Paraqet bashkëshortën si të zhdukur, merr lajmin shokues nga policia
E premtja, 2 qershor ditë jo pune në Maqedoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.