« OPINION » BDI e VMRO në prag të shkurorëzimit, ngucen, fjalosen, sulmohen...
Mungesa e mandatit bllokon negociatat e LSDM, BDI e LR-PDSH për program të qeverisë
Ashpërsohen sulmet e VMRO-DPMNE ndaj GJUHËS SHQIPE dhe Zaevit
« Konfirmohet lajmi i Zhurnal-it » Lëvizja BESA: Tërhiqemi nga kandidatura për kryeparlamentar
Fëmijët e Kosovës pjesë e garës evropiane
auto_unnamed_21489853582.jpg

Njëmijë e treqind nxënës nga klasa e dytë deri në klasën e dymbëdhjetë të rajonit të Prizrenit, kanë marrë pjesë sot në garën e matematikës.

Interesimi për këtë garë ishte i madh në gjithë Kosovës, ndërkohë, nga organizatorët u vlerësua si mjaft e rëndësishme, pasi fëmijët e Kosovës për herë të parë kanë garuar njëjtë si ata në vendet evropiane.

Profesori i matematikës, njëherit koordinator për Prizren, Afrim Shemsedini tha se kjo garë po mbahet për herë të parë në Kosovës, por shpreson që do të bëhet garë tradicionale.

Shemsedini: Fëmijëve ia kemi hapur dyert drejt Evropës

“Këtyre fëmijëve në Kosovë për herë të parë ia kemi hapur dyert drejt Evropës që edhe ata të garojnë me moshatarët e tyre në gjithë botën, pasi që detyrat e njëjta janë kudo që kanë garuar sot, në çdo pjesë, sidomos sot vlen të ceken vendet evropiane si Gjermani, Franca, 1 milion nxënës marrin pjesë në këtë garë. Ne pasi që jemi viti i parë, Prizreni me rajon i ka 1300 nxënës, besojmë se do të ketë rritje edhe me të madhe... Këtu nuk është qëllimi garues qëllimi është siç e thamë edhe më herët ta dinë matematikën dhe të mendojnë për matematikë dhe secili nxënës që duhet të certifikohet ajo certifikatë është ndërkombëtare që pranohet kudo që shkon në botë“, ka tha ai.

Kurse nxënësit thonë se kjo është mundësi për ta testuar veten.

Dion Luma thotë se testi ka qenë i lehtë.

Luma: Matematika është shumë e lehtë

“Testi ka qenë ekstrem shumë i lehtë. Unë e dua shumë matematikën por kësi testi kaq të lehtë nuk kam parë. Unë kam dashtë ta provojë vetën a jam i suksesshëm në matematikë .Matematika nuk është lëndë e keqe, është shumë e lehtë”, tha ai.

Koldian Pula ka thënë se ka dashur ta testojë vetën në këtë test.

Pula: Kam dashur ta testoj vetën video

“Më ka shtyrë sepse i kam notat e mira dhe kam dashur ta testoj vetën. Testi mu duk jo shumë i lehtë por me pyetje të moshës sime, ka mundur të jetë më mirë të ketë, më shumë nxënës por nuk ka pasur shumë nxënës të klasës sime”, tha ai.

Testi është i njëjtë në të gjithë botën dhe zakonisht ka detyra logjike. Rezultatet pritet të publikohen brenda dy jave.

 19.03.2017, 09:14  | Z.H. | 362 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.