« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
SHBA pro tregëtisë së lirë, por kundër ndalimit të proteksionizmit
auto_0938F044-4743-4532-B998-EFD0B7F3442B_w1023_r1_s1489873994.jpg

Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin tha se takimi i ministrave të financave të Grupit të Njëzetëshes të shtunën, ishte i suksesshëm pavarësisht se ministrat nuk arritën një marrëveshje për të kundërshtuar plotësisht proteksionizmin tregëtar.

"Largohem me besimin se unë dhe kolegët e mi do të arrijmë të punojmë në partneritet për të konsoliduar dhe nxitur rritjen dhe stabilitetin financiar”, tha ai

Duke iu referuar përkushtimit të President Donald Trump ndaj kompanive dhe punonjësve amerikanë, zoti Mnuchin doli kundër ministrave të tjerë dhe praktikisht e hoqi ndalimin e proteksionizmin nga deklarata e përbashkët në mbyllje të takimit të nivelit të lartë.

Megjithatë zoti Mnuchin tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë në tregëtinë e lirë.

“Ne besojmë në tregëtinë e lire, jemi një nga tregjet më të mëdha në botë, jemi një nga partnerët më të rëndësishëm tregëtarë në botë”, tha zoti Mnuchin.

Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të rishikojnë disa nga marrëveshjet, duke folur konkretisht për NAFTA-n.

Vende të tjera të fuqishme nuk u dhanë rëndësi mosmarrëveshjeve mes vendeve.

"Nuk është e vërtetë që nuk ramë dakord. Është krejtësisht e qartë se ne nuk jemi për proteksionizëm”, tha Wolfgang Schaeuble, ministër financash i Gjermanisë ku u mbajt takimi.

Por ai shtoi, pa përmendur ndonjë vend me emër se “ndoshta ndonjë nga shtetet e rëndësishme anëtare duhet të krijojë një ide se si funksionon bashkëpunimi ndërkombëtar”./voa

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 09:04  | Z.H. | 453 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.