Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Ohër
« Sulimani për Zhurnal » Në krye të resoreve të vendosen profesionist të dëshmuar dhe jo ushtarë partiak
Imediate është të ndryshohet forma e modelit zgjedhor nga listat e mbyllura në ato të..
Imuniteti nuk i shpëton nga burgu deputetët që hapën dyert e Kuvendit, thotë Kadriu
MBPEU: Pagesa e subvencioneve do të vazhdojë këto ditë
107217654.jpg

Pagesa e subvencioneve pritet të vazhdojë këtë javë, pasi sot drejtori i sapoemëruar i Agjencisë Pagesore Igor Zllatkov edhe zyrtarisht do të hyjë në funksion.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), Komisioni antikorrupsion veç më ka dhënë mendim pozitiv për realizimin e mbështetjes financiare, mjetet janë siguruar, mbetet edhe Zlatkov ta japë nënshkrimin në Regjistrin Qendror.

 

Edhe prodhuesit konfirmuar se kanë marrë një informacion të tillë nga MBPEU për çka thonë, takimi që duhej të mbahej sot me ministrin dikatesrial Mihail Cvetkov, është anuluar.

 

"Pas përfundimit të procedurave për dhënien  e nënshkrimit të drejtorit të ri të Agjencisë pagesore në regjistrin qendror, presim që këto ditë të fillojë pagesa e subvencioneve", informojnë nga MBPEU.

 

Fermerët presin që Zlatkov zyrtarisht ta marrë pozitën e drejtorit, siç iu është kumtuar dhe deri në fund të javës të fillojë pagesa e subvencioneve. "Të premten Ministria na kumtoi se sot duhet të jepet nënshkrimi i drejtori të ri të Agjencisë pagesore dhe kjo do të thotë se në ditët në vijim do të fillojë pagesa e subvencioneve", deklaroi kryetari i Federatës së fermerëve Nikolla Stamenov.

 

Pagesa e subvencioneve u ndërpre pas zgjedhjeve të fundit parlamentare për shkak të interpretimit të ndryshëm të Kodit zgjedhor. Për tejkalimin e problemit, MBPEU ka përgatitur propozim-ndryshime por në seancën qeveritare në të cilën shqyrtohen ato shqyrtohen, u konkludua që Komisioni antikorrupsion të deklarohet rreth mundësisë për realizimin e mbështetjes pasi do t'i shqyrtojë të gjitha vendimet ligjore të cilat e rregullojnë këtë proces.

Subvencionet për vitin 2016 duhet të paguhen më së voni deri më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për mbështetje financiare të fermerëve në vitin 2017 janë siguruar 100 milionë euro.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 11:38  | T.E. | 661 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto: » Kjo është vajza bukuroshe e Milaim Zekës
« Foto: » Morena Taraku, me veshje transparente harron t’i veshë të brendshmet?!
VMRO-DPMNE: Shekerinska, personi më i mposhtur në zgjedhje në histori të Maqedonisë
Është në përfundim marrëveshja për Qeverinë Zaev !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.