Narcizoizmet partiake shkak i mos unifikimit shqiptar në zgjedhjet lokake
S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Njësia "Llavovi": Urgjentisht të hidhet poshtë platforma e Tiranës, do të parandalojmë ndarje të shtetit
lavoviuykm67i67i67.jpg

Shkup, 20 mars - Njësia “Llavovi” u paraqit në publik në lidhje me situatën politike në vend, transmeton Zhurnal.

Deklaratën e tyre do ta paraqesim në mënyrë integrale:

Përshkak të seriozitetit të situatës politike në Republikën e Maqedonisë ndjejmë nevojë që të drejtohemi deri tek qytetarët maqedonas. Duke mos anuar nga asnjë parti politike në vend, do të kritikojmë të gjitha partitë pa përjashtim, duke përfshirë dhe presidentin e shtetit, sepse qëndrimi i marrë i njësisë “Llavovi” është vetëm në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saja pa dallim të përkatësisë së tyre fetare, racore politike apo etnike.

1. Thërrasim presidentin e Maqedonisë, edhe pse me vonesë, të thërrasë ambasadorin e Shqipërisë dhe nga ai të kërkojë kërkim falje publike në emër të Republikës së Shqipërisë për përzierjen e tyre në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe përjashtim urgjent të platformës së Tiranës. Ndryshe, ambasadori i Republikës së Shqipërisë menjëherë të përjashtohet nga shteti ynë.

2. Partitë shqiptare të ndalojnë me retorikat nacionalistike dhe të kthehen kah bashkjetesa dhe respektimi i Kushtetutës dhe ligjet në Republikën e Maqedonisë dhe të tërhiqen nga idea e Shqipërisë së Madhe. Duhet ta dinë se unitetin dhe pavarësinë e shtetit do ta mbrojmë me jetë.

3. Kërkojmë nga partitë politike maqedonase të ulen në një tavolinë të përbashkët dhe të precizojnë vijat e kuqe në lidhje me interesat nacionale dhe të drejtat e komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë. Me këtë të mos lejojnë favorizim të një komuniteti etnik në krahasim me të tjerat.

Porosisim politikanët se do të ndalojmë luftë ndër vëllazërore dhe ndarje të shtetit përshkak të interesave politike.

Populli të jetë i sigurtë se gjithçka që cekëm të realizohet, sepse secili do të përgjigjet para ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 11:39  | Z.H. | 16,758 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.