Të gjithë e duan Maqedoninë në NATO dhe BE, çuditërisht edhe Gruevski
Dy skenarët e qeverisë Zaev
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
Ambasadori françez kërkon që Maqedonia të qëndrojë në rrugën e BE-së dhe NATO-s
Timonie-8888222222.jpg

Shkup, 20 mars - Maqedonia duhet të mbetet në rrugën kah Bashkimi Evropian dhe NATO dhe për këtë nevojitet qeveri përgjegjëse e cila do të jetë në gjendje të sjellë vendime dhe reforma dhe politikanë për interes të vendit, deklaroi sot ambasadori francez në Maqedoni, Kristijan Timonie, transmeton Zhurnal.

“Pritet të formohet qeveri dhe me rëndësi është që ky vendim të sillet shumë shpejt, sepse vendi nuk mundet më të presë. Ka dhe sfida ekonomike dhe politike dhe çdonjeri pret një Maqedoni të fuqishme. Eurokomesari Hahn nesër vjen në Shkup dhe shpresojmë se do të gjejë zgjidhje të mirë dhe praktike mbi ngecjet momentale për formim të qeverisë," është cituar të ketë Timonie nga mediat maqedonase.

Ai tha se secili pret Maqedoni të fuqishme, e cila do të respektohet në integritetin e saj territorial, sovranitetin dhe bashkimin e saj, dhe në këtë aspekt Franca si dhe vendet tjera europiane çdo herë do të jenë në anën e saj.

"Konsideroj se politikanët e sotëm do të jenë në nivel të gjithë kalimtarëve të historisë të cilët kanë treguar se si mund të punohet së bashku dhe me mund për të ndihmuar krijimin e këtij shteti," tha Timonie.

I pyetur se a duhet të tërhiqet deklarata/platform e partive shqiptare e nënshkruar në Tiranë, ambasadori françez tha se nuk është punë e tij që të deklarohet në lidhje me të.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 13:23  | E.K. | 959 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
« Foto: » Për disa është e pa përmbajtshme kjo që ka publikuar Learta Jakupi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.