« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Oda ekonomike: Ndryshimi i shpejtë i ligjeve, problemi më i madh i biznesit
133616838.jpg

 Ekonomia gri dhe ndryshimi i shpejtë i rregullativave ende janë problemi më i madh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoni.

Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, për firmat është veçanërisht e vështirë t'iu përshtaten ligjeve për marrëdhëniet e punës dhe për siguri dhe mbrojtje gjatë punës, ndërsa pengesa më të vogla iu janë edhe të drejtat dhe obligimet nga ligjet për politikë tatimore dhe doganore, mjedis jetësor dhe urbanizëm.

""Për informim sa më të mirë të kompanive, por edhe për detektimin e problemeve të tyre, fillojmë me të a.q. info-sesione, gjithsej 18, në dhjetë qytete nëpër Maqedoni. Fillimi është pasnesër më 22 mars, me ngjarjen e parë informative në Veles. Sektorë kyç që do të përfshihen me analizat janë bujqësia, tekstili, ndërtimtaria, IKT dhe turizmi", theksoi Jadranka Arizankovska, këshilltare e lartë në Odë.

Info-sesionet janë pjesë e projektit të USAID-it që e zbaton "Epiqendra Internacional" - Shkup në partneritet me Odën ekonomike të Maqedonisë, Oda për teknologji informatike dhe të telekomunikimit MASIT dhe Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Grupi synues janë të gjitha ndërmarrjet mikro, start-ap, të vogla dhe të mesme, por nuk përjashtohet mundësia edhe për praninë e përfaqësuesve nga kompanitë e mëdha.

Ngjarjet informative do të mbahet deri më 7 qershor të këtij viti, në Veles, Kumanovë, Tetovë, Kavadar, Manastir, Strugë, Ohër, Strumicë, Shtip dhe Shkup.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 13:03  | T.E. | 1,294 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës
Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.