Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Lëvizja BESA joshet nga mundësia për zgjedhje të reja dhe shpreson në fitore ?!

Fuqia e partive shqiptare u dobësua, por zgjedhjet krijuan rast për kthesë ?!
« LSDM befason: » BE synon të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë (?!)
VMRO-DPMNE me dredhi vazhdon sulmet ndaj Zaevit për platformën shqiptare
Lëvizja BESA joshet nga mundësia për zgjedhje të reja dhe shpreson në fitore ?!
Levizja-BESA-1_1.jpg

Shkup, 20 mars – Lëvizja Besa, e cila në zgjedhjet e Dhjetorit doli të jetë partia e dytë shqiptare më e madhe në Maqedoni, duket se po joshet nga mundësia eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, dhe shpreson se në to ajo do ndërronte pozitën e së dytës e të arrijë fitore ndaj partive të tjera shqiptare.

VMRO-DPMNE dhe tash, së fundi edhe Kryetari i vendit, Gjorge Ivanov, po insistojnë në organizimin e zgjedhjeve të reja, siç thonë ata, për rrugëdaljen e vetme nga ngërçi aktual politik dhe institucional në vend.

Anëtarë të Lëvizjes Besa, thanë sot për Zhurnal.mk se kjo parti momentalisht nuk e favorizon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe se është e interesuar për të bërjen e një qeverie « të qëndrueshme politike », por në të njëjtën kohë në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk e fshehin dëshirën që të ketë zgjedhje të reja në Maqedoni, në të cilat kjo lëvizje, siç thonë ata do ta bënte atë numër një të palës shqiptare.

“Në këtë kohë jemi të përkushtuar në gjetjen e mundësive për një qeveri të qëndrueshme politike. Ndërsa - meqë nuk varet edhe nga ne – po qe se ata (?) vendosin të shkohet në zgjedhje, natyrisht se e presim fitoren e parë reale”, tha për Zhurnal.mk, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, i pyetur që të shpalos qëndrimet e kësaj lëvizjeje rreth thirrjes së edhe të Ivanovit për zgjedhje të reja.

I pyetur nga Zhurnal.mk për herë të dytë nëse Lëvizja Besa është kundër zgjedhjeve të reja Murtezani tha:

“Mendojmë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por nëse ndodhë të shpallen, Lëvizja BESA do i fitonte bindshëm”, tha ai.

Ivanovi sot iu bashkëngjit kërkueses së VMRO-DPMNE për zgjedhjet, në një prononcim për mediat hungareze.

Qëndrimet e Ivanovit nuk janë pëlqyer dhe janë kundërshtuar nga radhët e LR-PDSH, njëra nga tre partitë e Aleancës për Shqiptarët, e cila fitoi 3 deputetë në parlament, dhe nga BDI, e cila fitoi 10 deputetë.

“Aleanca për Shqiptarët vlerëson se 67 mandate janë të mjaftueshme për dhënien e mandatit, dhe formimin eventual të qeverisë së re. Çdo përpjekje e Ivanovit për mos dhënien e mandatit, apo tentimin për të plotësuar dëshirën e VMRO-së për zgjedhje te reja është shkelje e Kushtetutës dhe e kompetencave të vet presidentit”, ka deklaruar për Zhurnal.mk, zëdhënësi i LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai.

Edhe nga BDI ka patur reagim ndaj thirrjes së Ivanovit për zgjedhje të reja.

"Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën. Ivanov të tërhiqet nga keqpërdorimi i marrëdhënieve ndëretnike për qëllime politike", ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

 20.03.2017, 14:04  | E.K. | 7,540 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.