« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Qënkërka Dita e Lumturisë sot
sonila-meco.jpg

Kremtim ndërkombëtar mbështetur në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Sipas saj: 'Ndjekja e lumturisë është pjesë e të drejtave të njeriut dhe një qëllim thelbësor njerëzor'. Ka një kapilar të imët shqiptar në ngjizjen e kësaj dite, sepse themeluesja e saj, Jayme Illien ishte një jetime, shpëtuar rrugëve të Kalkutës nga Misioni i Nënë Terezës 32 vite më parë.

Nga Sonila Meço

I rikthehemi ditës, sekush e di dhe ndjen vetë sa përpjekje kërkon ai çast lumturie për t'u kapur e jetuar. Megjithëse furracak, rëndësi merr më shumë motivimi se arritja e qëllimit 'per se'. Pavarësisht konceptit të ndryshëm që kemi për lumturinë, ekziston një matës real i saj i aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, publikuar për herë të parë në 2012-ën. Me të matet progresi i vendeve të ndryshme të botës, duke llogaritur: Prodhimin e brendshëm bruto për banor, mbështetjen sociale, pritshmëritë për një jetë të shëndetshme, liria për të zgjedhur në jetë, bujaria dhe perceptimet mbi korrupsionin.

Në vendin e parë për vitin 2016 është Danimarka, ndjekur nga Zvicra e Islanda. Shqipëria renditet në vendin e 109, në 150 shtete. Mu mbi ne renditen Territoret Palestineze, Zambia, Nepali, Mongolia, Taxhikistani, Tunizia, Maqedonia, Pakistani, ndërsa direkt poshtë nesh me një diferencë prej 0,012 pikësh gjendet Bangladeshi e me radhë Iraku e Namibia.

Si për ironi të fatit, shenjojmë me shqiptari origjinën e ditës, por përpëlitemi mes Territoreve Palestineze e Bangladeshit për lumturinë që përjetojmë.

Ndoshta sepse dikush është më i lumtur edhe pse ka më pak, a ndoshta sepse me rrethanat që kemi krijuar e kemi ndërlikuar arritjen e lumturisë që në thelb është shumë më e thjeshtë.

 20.03.2017, 14:24  | T.E. | 728 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkup
« Foto: » Kjo këngëtare është kunata e Adelina Tahirit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.