« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
« Markoviç për Zhurnal » Nëse VMRO i fiton lokalet, do të kërkojnë edhe zgjedhje të parakohëshme
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Pri..
« Ambasadori i Finlandës » Ikonen: Ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE
133617283.jpg

Shkup, 20 mars - Ardhmëria e vendeve të Ballkanit është në BE. Kjo posaçërisht u dedikohet vendeve të vogla siç janë Finlanda dhe Maqedonia, deklaroi sot në Shkup ambasadori i Finlandës për Maqedoninë, Perti Ikonen.

 

"Maqedonia natyrshëm përket në BE, dhe dëshirojmë të jetë pjesë e BE-së. Ne investojmë përpjekje të mëdha që Maqedonia, si dhe vendet e tjera nga rajoni të bëhen pjesë e BE-së. U ballafaquam edhe me probleme, por mendoj se kjo është ardhmëria e vetme e këtyre vendeve, por mendoj se kjo është ardhmëria e vetme e këtyre vendeve, për shkak se BE-ja është Evropë. Ajo është investitori më i madh në rajon, subjekt ekonomikisht shumë i fuqishëm dhe vetëm një numër i vogël i vendeve mund të lejojnë që të jenë jashtë saj, si Norvegjia e cila 'noton' në naftë ose Zvicra e cila gjithashtu është vend shumë i pasur. Për të gjithë të tjerët mund ta kërkojnë ardhmërinë e saj në BE", theksoi ambasadori Ikonen në takimin e sotëm me gazetarë me rastin e shënimit të njëqindvjetorit nga pavarësia e Republikës së Finlandës.

 

Finlanda ka popullatë prej 5,5 milionë banorë, ndërsa 6 për qind janë suedezë. Lidhur me dygjuhësinë, ambasadori finlandez thotë se këtë e konsiderojnë si pasuri të vendit, ndërsa është rezultat i lidhjeve historike me Suedinë dhe ndihmon për lidhje të vendeve nordike.

 

Ai nënvizon se Finlanda është mik konstruktiv i vendit dhe përvojat e saj mund t'i ndihmojnë Maqedonisë përmes transmetimit të përvojave të saj pozitive në drejtim të arritjes së qëllimeve zhvillimore.

 

"Me shënimin e jubileut dhe në vendet e rajonit, dëshirojmë që opinionin ta njoftojmë me kulturën, vlerat finlandeze dhe jetën shoqërore të vendit, por edhe me bashkëpunim të suksesshëm i cili ekziston midis vendeve nordike, që mund t'i shërbejë si shembull pikërisht Ballkanit", tha ambasadori Ikonen i cili është ambasador jorezident për Maqedoninë me seli në Beograd, ndërsa e mbulon edhe Malin e Zi.

 

Ai i theksoi vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria filnandeze, si qeverisja e të drejtës, barazia e mundësive, lufta kundër korrupsionit, administrata efikase publike, ndërsa të cilat thotë kontribuojnë që Finlanda sot të jetë e radhitur si vendi i pestë më i lumtur në botë dhe e dyta në Evropë.

 

Në takim mori pjesë edhe konsulli i nderit i Finlandës në Maqedoni Svetozar Janevski, i cili foli për nevojën për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve dhe i theksoi perspektivat pozitive që do të mund të hapen në qoftë se Maqedonia i shfrytëzon përvojat e shoqërive të organizuara siç është ajo finlandeze posaçërisht modeli i funksionimit të vetëqeverisjes lokale.

Dita e pavarësisë së Republikës së Finlandës është 6 dhjetori. Programi për shënimin e jubileut të njëqindtë të pavarësisë finlandeze parashikon mbi 2.000 ngjarje në gjithë botën, duke e përfshirë edhe rajonin. Në Shkup planifikohet mbajtje e koncertit të muzikës finlandeze gjatë nëntorit të këtij viti. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 15:28  | T.E. | 552 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.