« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
LSDM, BDI e Lëvizja Besa ende pa pajtim për kryeparlamentarin
Nowitzki në histori
now_1.jpg

Dirk Nowitzki tashmë është në librin e legjendave, pasi sezonin e tij të 19-të arriti kuotën e 30 mijë pikëve, duke u bërë basketbollisti i 6-shtë në historinë e NBA që regjistron të tilla shifra.

Gjermani realizoi 25 pikë në suksesin 122-111 të Dallas Mavericks ndaj Los Angeles duke hyrë në historinë e NBA.

Tashmë veterani gjerman qëndron përkrah emrave që kanë lënë shenjën e tyre në këtë sport si Kareem Abdul-Jabar, Karl Malone, Michael Jordan, Kobe Bryant dhe Wilt Chamberlain të cilët janë edhe 5 basketbollistët e parë që ja kanë dalë të kalojnë kuotën e 30 mijë pikëve në karrierë.

Ashtu si Malone e Bryant që i realizuan të gjitha pikët e tyre me fanellat e Utah dhe Lakers edhe Nowitzki e arriti këtë kuotë duke mbajtur veshur vetëm fanellën e Dallas, skuadër me të cilën ka fituar titullin kampion në 2011-tën.

 20.03.2017, 15:39  | Z.H. | 200 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.