Gjykata e Apelit do bëj publike vendimet, pas ankesave për rastin 'Titanik'
Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Zyrtare: Ferguson do të jetë përsëri trajner i United
ferguson.jpg
Loading...

Trajneri legjendar, Alex Ferguson, do t’i drejtojë Djajtë e Kuq edhe një herë.

 

Kjo do të ndodhë me katër qershor në Old Trafford – pas plot katër vjetësh, që kur zyrtarisht la Manchester United, njofton Klan Kosova.

 

Ferguson do të udhëheqë United në ndeshjen lamtumirëse të Michael Carrick.

 

75 vjeçari ka fituar me United një numër rekord trofesh, gjithsejt 38, 20 prej tyre tituj të rëndësishëm.

 

Skocezi karizmatik, ndonëse jo si trajner, ka vazhduar të jetë i përfshirë në punët e Manchester United në rolin e ambasadorit dhe s’ka ndeshje në Old Trafford që nuk e ka përcjell nga tribunat.

 

Bossi i tanishëm i Manchesterit, Jose Mourinho, ka zbuluar së fundmi se ai ka kërkuar shumë shpesh nga Sir Aleks që të udhëtojë bashkë me klubin kur kanë ndeshje si mysafir dhe po ashtu t’u bashkohet lojtarëve në dhomën e zhveshjeve.

 

Siç citon Daily Mirror, Mou kishte thënë: “Edhe pas ardhjes time ai vjen nganjëherë, vjen për të parë njerëzit që ka punuar me ta dhe një herë edhe pati udhëtuar me ne”.

 

“Dhe unë shpesh i them: ‘S’ka kuptim që ne kur luajmë në Londër të shkojmë me tren privat, kurse ti me veturë –  jo, s’ke përse shkon me veturë, eja me ne, me tren’”.

 

“Por ai është aq i respektueshëm saqë nganjëherë bëhet i marrshëm, prandaj na takon neve ta bëjmë të ndjehet i mirëseardhur. Pasi në kokat tona s’ka fantazma e komplekse, s’ka gjëra të tilla”.

 

“Ka pasur edhe raste kur pas ndeshjeve Sir Bobby Charlton vjen në zhveshtore, pastaj edhe drejtori ekzekutiv, Ed Woodward, ndërsa Sir Alex, që është me ta, ndahet e nuk vjen. Ka raste kur ndodh kështu dhe tashmë kam thënë që s’është nevoja”.

 

Ndeshja lamtumirëse e Carrick do të luhet kundër një ekipi me yje që do të udhëhiqet nga Harry Redknapp, njofton Klan Kosova.

 

Në ekip do të marrin pjesë emra si: Paul Scholes, Ryan Giggs, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

 

Ndërsa ende nuk dihet nëse lojtari më i mirë i botës aktualisht, Cristiano Ronaldo, dikur lojtar i United, do të marrë pjesë në këtë ndeshje.

 

Në ndërkohë, situata e Carrick në ekip ende mbetet e paqartë, pasi që kontrata e tij përfundon këtë vit me United dhe ende nuk është folur për zgjatje eventuale.

 

Ish-mesfushori i Tottenham-it dhe West Ham-it, pati thënë se nëse nuk e vazhdon kontratën me Djajtë, me më dëshirë do të pensionohej.

Carrick është 35 vjeçar dhe ka 10 vjet që është pjesë e Manchester United, njofton Klan Kosova

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 15:41  | Z.H. | 784 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

Loading...

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Kjo është gruaja e Labinot Tahirit (Foto)
Nuk do ta besoni sa vjet ka Shyrete Behluli (Foto)
Kërcënim në aeroportin e Shkupit, 'Do ju çoj në ajër', policia po heton rastin
Ish i burgosuri më i bukur në botë del publikisht me të dashurën e re, vajzën e miliarderit VIP (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.