« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Kërçovë, qentë endacakë rrezikojnë banorët
qent-euml-endacak-rrezik-e-pa-zgjidhje-video_hd.jpg

Kërçovë, 20 mars - Në qendër të Kërçovës dhe në pjesët periferike të saj ka qindra qenë endacak. Qytetarët thonë se situata është alarmante sidomos në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit kur qentë mblidhen në grupe dhe lëvizja e qytetarëve bëhet shumë e rrezikshme pasi ata shpesh edhe sulmojnë. Shumica e qenve nuk janë të vaksinuar. Për këtë flet edhe raporti i policisë sipas të cilit nga fillimi i vitit deri më sot janë denoncuar 11 raste të sulmeve nga qentë endacakë në Kërçovë. Në vitin 2016 ky numër ka qenë 54 prej të cilëve 32 në qytet dhe 15 në rrethinat e Kërçovës.

"Në mëngjes kur shkojmë në punë është shumë problem me qentë endacak. Duhet të bëhet diçka me ta", ankohet një qytetar.

Një ditë më parë një fëmijë katërvjeçar nga fshati Baçishtë ndërroi jetë në Spitalin e Shkupit pas lëndimeve të shumta që kishte marr nga kafshimi i qenve. Të njëjtën ditë në Kërçovë ishte sulmuar edhe një tjetër fëmijë 5 vjeçar.

"Autoritetet lokale pranojnë se bëhet fjalë për një problem të madh. Në bashkëpunim me OJQ-të në të kaluarën kanë bërë sterilizimin e qenve endacakë, por këto masa janë të pamjaftueshme", shprehet kirurg Aqif Ismaili, në spitalin e Kërçovës.

Nga komuna thonë se kanë përgatitur program me të cilin parashihen kompensime prej 500 euro për qytetarët që janë kafshuar nga qentë. Ata presin që të realizohet projekti për ndërtimin e një qendre për strehimin e këtyre qenve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 15:43  | Xh.I. | 1,403 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Shfrenohet Albëria, nxjerr gjoksin në veturë (Foto)
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqiptare
E fundit: Xhaferi pranon propozimin e kryeministrit Zaev
Spasovska zgjidhet u.d prokuror publik deri në emërimin e prokurorit të ri
« Flet kryeparlamentari Talat Xhaferi » Qeverisë dhe liderëve partiak ua tregova vendin për sa i përket parlamentit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.