Ish Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti bon rezil tifozët e BDI-së, dhe Besës
Lunaçek: Kurz ka diskredituar Austrinë dhe BE-në me përkrahje për Gruevskin
« ZHURNAL MËSON » Qeveria e re gati listën e arrestimeve të ministrave aktual, ish ministra, ish depute..
« Zbulohet një tjetër skandal, Foto/Video » Ja si i pret huliganët në Parlament, ministrja Elizabeta Kançeska
LSDM i thotë Ivanovit: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja
159093.jpg

Shkup, 20 mars, Zhurnal.mk – Partia social-demokrate maqedonase sot ka kundërshtuar edhe një herë më shumë kërkesat  për zgjedhje të reja parlamentare, të cilat nga tash vijnë edhe nga Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.

Zëdhënësi i LSDM Petre Shilegov tha sot në një konferencë për shtyp se Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por respektim të marrëveshjes midis saj dhe partive shqiptare për qeveri të re koalicioni, duke filluar me themelimin e plotë të trupave të parlamentit, zgjedhjen e kryetarit të tij dhe dhënien e mandatit Zoran Zaevit për qeveri nga Ivanovi.

"Në Maqedoni kishte zgjedhje dhe nuk i duhen të reja. Qytetarët e thanë se duan ndryshime, u formua shumica e re parlamentare. Ivanov nuk ka të drejtë të kundërshtojë kushtetutën", ka deklaruar kështu sot Shilegov, duke komentuar intervistën e Ivanovit për mediat hungareze, ku ka thënë se duhen zgjedhje të reja për dalje nga kriza.

Ndërkohë, zëdhënësi tha se LSDM pret që shumë shpejtë të mbahet seanca konstituive e Parlamentit ku duhet që  të zgjedhet edhe kreu i institucionit legjislativ.

Kërkesat  e VMRO-DPMNE dhe tash edhe të Ivanovit nuk janë pëlqyer as nga partitë shqiptare.

Porosi të njëjta ndaj Ivanovit dhe VMRO-DPMNE priten që të ketë edhe nesër nga Komisioneri Evropian Johannes Hahn.

Nga vizita e Hahnit, zëdhënësi i LSDM-së, Shilegov pret që porositë të jenë të qarta nga Komisioni Evropian (KE) dhe Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së, të cilat ditë më parë u bënë në Shkup dhe nga shefja e diplomacisë së bllokut evropian, Federica Mogherini.

Institucionet e BE-së deri më tash njëzëri kanë thënë se shumicës së re parlamentare (LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët) të mbështetura edhe nga Rilindje me Besë, t’iu jepet mandati nga Ivanovi për të formuar qeverinë e re të koalicionit.

“Presim që këto porozi të dërguara tek Ivanov dhe (Nikolla) Gruevski të merren parasysh më qartë dhe të dënohen thirrjet për dhunë politike që ka promovuar Gruevski", ka shtuar më tej Shilegov para gazetarëve.

Gruevski dhe partia e tij, VMRO-DPMNE insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërkohë që më shumë se tre muaj, ata po nxjerrin në rrugë përkrahësit e tyre për të kundërshtuar deklaratën/Platformën e partive shqiptare të 7 Janarit dhe penguar krijimin e qeverisë së re, e cila do të dërgonte këtë parti në opozitë pas 12 vitesh qeverisjeje.

Po sot, LSDM përmes një kumtese tha se së shpejti do të ketë seancë konstituive dhe zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe nga i njëjti, Presidenti Gjorge Ivanov do të njoftohet dhe do t’i kërkohet që menjëherë t’ia jap mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formim të qeverisë së re.
 
“Këtë e presin qytetarët e Maqedonisë të cilët zgjodhën ndryshime! 700.000 qytetarë qëndrojnë pas kësaj kërkese, të formuar në 67 nënshkrime deputetësh për ndarje të mandatit për formim të qeverisë,” shkruhet në kumtesën e LDSM-së.
 
“Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë për shpëtim personal të Nikolla Gruevskit që të mbajë në robëri qytetarët dhe Republikën e Maqedonisë! Me intervistën e sotme, Ivanov vet u demaskua në qëllimin që të mbështesë Gruevskin dhe synimet e tij për thellimin e krizës politike,” tha LSDM.
 
“Por, të dy, nuk guxojnë të shkatërrojnë rendin Kushtetues, të shkaktojnë destabilizim, të dalin me kërkesa të pakuptueshme për zgjedhje të reja, vetëm që Gruevski ka nevojë të kërkojë shpëtim nga përgjegjësia për krimet që i ka bërë. Qytetarëve dhe shtetit u është e nevojshme stabilizim urgjent pas zgjedhjeve kredibile dhe formim të shumicës parlamentare në mënyrë demokratike. Zgjidhja e vetme nga kriza është formimi i qeverisë së re në afat sa më të shkurtër”, porosit LSDM në kumtesën për media.

 20.03.2017, 15:50  | Z.H. | 1,776 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ivanov i bie në gjunjë Hoyt Brian Yee
« Zbulohet një tjetër skandal, Foto/Video » Ja si i pret huliganët në Parlament, ministrja Elizabeta Kançeska
Kreu i BFI-së viziton Ziadin Selën në spitalin e Tetovës
« Lajmi i fundit » Arrestohet kryeshefi i DSK-së për dhunën ndaj deputetëve
MPB dislokon gjithë potencialin policor rreth ndërtesës së Kuvendit para formimit të qeverisë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.