Imuniteti nuk i shpëton nga burgu deputetët që hapën dyert e Kuvendit, thotë Kadriu
« Eskluzive » Destani fton në takim urgjent udhëheqësinë e KF Shkendija pas rezultateve të dobëta
Reforma në BDI, momenti i kthesës është tani
"Alametë dhe Kiamet", punët e Bekim Muratit kryetarit të Komunës së Sarajit
Kryetari i Hungarisë kërkon hapjen e bisedimeve për hyrje të Maqedonisë në BE
Ader_Janos.jpg

Shkup/Budapest, 20 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Hungarisë Janosh Ader ka kërkuar nga vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që të mundësojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në bllokun evropian.

Ader sot pas një takimi me Ivanovin, tha se ka ardhur koha që Maqedonia të lejohet t’i hap këto bisedime për të cilat është duke pritur shumë vite.

“Qëllimet e Maqedonisë janë të qarta, ata dëshirojnë të kyçen në Bashkim Evropian dhe NATO. Në lidhje me integrimin në NATO, pothuajse 10 vjet iu ofrojmë vërejtje pozitive. Pas kohës së premtimeve të rreme dhe boshe, tani me të vërtetë ka ardhur koha për fillimin e bisedimeve të vërteta mes UE-së dhe Maqedonisë”, është cituar të ketë thënë Ader nga mediat maqedonase, pas takimit të sotëm me Kryetarin Gjorge Ivanov.

Maqedonia nuk po lejohet të futet në NATO e as të nis bisedimet e anëtarësimit me BE nga Greqia, e cila e konteston emrin kushtetues të Maqedonisë, ‘Republika e Maqedonisë’.

Shkup dhe Athina ndodhen për më shumë se 20 vite në përplasje për emrin e Maqedonisë. tentimet e të dërguarve të OKB-së për një kompromis për një emër të ri  deri më tash kanë dështuar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 16:43  | Z.H. | 734 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE: Për Selën heqja dorë nga platforma është njëlloj sikur të heq dorë nga fëmijët e tij
Reforma në BDI, momenti i kthesës është tani
« Eskluzive » Destani fton në takim urgjent udhëheqësinë e KF Shkendija pas rezultateve të dobëta
Milloshoski: Rasti i Sopotit, fillimi i realizimit të "Platformës së Tiranës"
Shtetasi i Maqedonisë kapet duke kaluar kufirin ilegalisht
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.