« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Komuna e Dibrës vitin 2016 e ka përfunduar me suficit prej 15,3 milionë denarëve
Komuna-e-Dibres.jpg

Dibër, 20 mars - Në seancën e sotme 44-të anëtarët e Këshillit të Komunës Dibër e kanë shqyrtuar dhe miratuar llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës për vitin 2016. Sipas Qazim Qorrmemetit, drejtues i Sektorit për financa dhe buxhet vitin e kaluar komuna e ka përfunduar me suficit prej 15,3 milionë denarë.

"Buxheti për vitin e kaluar është projektuar në 299.295.000 denarë, ndërsa është realizuar me 249.672.626 denarë. Janë realizuar shpenzime të përgjithshme në vlerë prej 234.364.988 denarë, që do të thotë është vërejtur suficit prej 15.307.638 denarëve", elaboroi Qorrmemeti para këshilltarëve.

Sa i përket derdhjes së planifikuar të mjeteve, theksoi ai, mosrealizim më të madh është vërejtur tek paragrafi donacione ku në vend të të planifikuarave mbi 4,6 milionë denarë janë realizuar vetëm 345 mijë denarë, pastaj tek paragrafi të ardhura tatimore ku janë derdhur 12 milionë denarë më pak, si dhe tek të ardhurat kapitale për 14 milionë denarë më pak nga të planfikuarat.

Këshilli i seancës e ka miratuar edhe Programin për punë në fushën e disponimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë për 14 milionë denarë më pak nga të planifikuarat.

Këshilli në seancë e ka miratuar edhe Programin për punë në fushën e disponimit me tokë ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë, si dhe më shumë vendime nga fusha e urbanizmit.

Buxheti i komunës së Dibrës për vitin 2017 është projektuar në 312 milionë e 250 mijë denarë.

Në seancë është aprovuar kërkesa e këshilltarit të BDI-së, Shuip Marku, nga viti i ardhshëm në Dibër, në mënyrë të organizuar të shënohet 14 marsi, të cilin banorët e rajonit më të gjerë që quhet Dita e verës. (MIA)

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 19:33  | B.M. | 2,231 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.