Të gjithë e duan Maqedoninë në NATO dhe BE, çuditërisht edhe Gruevski
Dy skenarët e qeverisë Zaev
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
« Gjatë vizitës zyrtare në Hungari » Ivanov takon kryeparlamentarin Laslo Kover dhe kryeministrin Viktor Orban
133617754.jpg

Budapest, 20 mars - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Budapest u takua me kryetarin e Parlamentit hungarez, Laslo Kover. Në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilateale mes Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë, posaçërisht në kontekst të bashkëpunimit në nivel parlamentar.

 

Presidenti i Maqedonisë vlerësoi se Hungaria është partner i rëndësishëm i Maqedonisë dhe integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm mes parlamentave të dy vendeve, duke theksuar se është në pajtim me cilësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe ka shprehur pritje për përparim të mëtejshëm në të ardhmen.

 

Në takimin dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit edhe në sfera tjera me interes të përbashkët.

Presidenti Ivanov e informoi kryetarin e Parlamentit hungarez për shkaqet për krizën politike në Maqedoni dhe për zgjidhjet e mundshme.

***

Për Hungarinë është e papranueshme që shtete tjera të përzihen në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë. Zgjedhje të reja të parakohshme janë zgjidhja e vetme e drejtë për dalje nga kriza politike në Republikën e Maqedonisë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në takimin me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Budapest.

Në takim, Ivanov ka shprehur falënderim për mbështetjen e përgjithshme që Republika e Maqedonisë e merr nga Hungaria "në raport me emrin tonë kushtetues, për sfidat nga migracioni ilegal, si dhe për nismën hungareze për dënim të Platformës së Tiranës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian".

 

Njëherit, presidenti i Maqedonisë e ka njohur bashkëbiseduesin e tij me situatat aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe për zgjidhjet e mundshme për dalje nga kriza dhe i ka përsëritur qëndrime e mirë njohura - ose të mënjanohen pengesat për mandat ose të mbahen zgjedhje të reja.

 

Kryeministri Orban theksoi se Hungaria ka "qëndrim të fuqishëm kundër Platformës së Tiranës dhe shtoi se stabiliteti i BE-së është i pamundur pa stabilitetin e Republikës së Maqedonisë".

 

"Maqedonia e ka dhe do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Hungarisë"; tha kryeministri Orban duke e njoftuar presidentin Ivanov për qëndrimin e tij të Këshilli Evropian dhe mospasjes së konsensusit në raport me çështjen për sfidat me të cilat përballet Maqedonia.

 

Orban theksoi se BE-ja ka pasur qasje të gabuar ndaj Republikës së Maqedonisë dhe shtoi se shteti ynë që moti është dashur të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s.

 

Në takim është kontraktuar që të vazhdojë bashkëpunimi dhe komunikimi në të gjitha nivelet dhe rreth të gjitha çështjeve me interes të përbashkët. Është biseduar edhe për krizën e migrantëve dhe është kontraktuar që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Presidenti Ivanov sot realizoi takim edhe me presidentin hungarez Janosh Ader dhe me kryetarin e parlamentit hungarez, Laslo Kover.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 20:31  | T.E. | 1,356 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
« Foto: » Për disa është e pa përmbajtshme kjo që ka publikuar Learta Jakupi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.