« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Poposki mbajti fjalim para studentëve të sigurisë nga Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi
pop.jpg

Shkup, 20 mars - Roli i Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e krizës migruese që e përfshiu Evropën në vitin 2015 dhe 2016, si dhe sfidat të cilat dolën dhe pasojnë nga ajo ishin temë e fjalimit të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki para një grup studentësh nga Fakulteti për siguri në Shkup, Akademia për kriminalistikë dhe studime policore nga Beogradi dhe Fakulteti për shkenca politike nga Zagrebi në hapësirat e MPJ-së, transmeton Zhurnal.

Në fjalimin e tij, Poposki vëmendje të posaçme i kushtoi bashkëpunimit ndërkufitar, vendosjes së kontrollit të kufijve, sigurimi i transitit human dhe të sigurt nëpër Korridorin ballkanik dhe parandalimin e migrimit ilegal, duke e theksuar rolin e Maqedonisë si kyçe në mbrojtjen e sistemit të Shengenit.

"Kishim tre sfida gjatë krizës migruese: marrëdhëniet me Greqinë, të cilën nuk dëshiruam ta lëmë anash, fushatën negative mediale gjatë kontrollit të kufirit dhe mungesën e qasjes së harmonizuar midis vendeve. Nga distanca e sotme, është e dukshme se iu qasëm në mënyrë të drejtë", theksoi Poposki.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë pati fjalim para studentëve nga Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi të cilët marrin pjesë në konferencën studentore treditore rajonale me temë: "Bashkëpunimi ndërkufitar në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta të sigurisë nga kriza e emigrantëve dhe refugjatëve", në organizim të Fondacionit "Konrad Adenauer", Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave dhe Fakulteti për siguri nga Shkupi. 

 20.03.2017, 20:37  | R.ZH | 1,122 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkup
« Foto: » Kjo këngëtare është kunata e Adelina Tahirit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.