Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Pr.ligji për FSK-në mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Fuqia e partive shqiptare u dobësua, por zgjedhjet krijuan rast për kthesë ?!
« LSDM befason: » BE synon të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë (?!)
VMRO-DPMNE me dredhi vazhdon sulmet ndaj Zaevit për platformën shqiptare
Pr.ligji për FSK-në mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
u_2.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar pak kohë më parë kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, propozimin për ndryshimin e ligjit për FSK-në. Sipas ndryshimeve të propozuara nga presidenti, FSK-ja pritet të mos e ndryshojë emrin, por të zgjerohen kompetencat e saj.

Presidenti Thaçi është shprehur se nismën për ndryshimin e ligjit në fjalë e ka ndërmarrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, pavarësisht se ajo është kundërshtuar vazhdimisht nga partnerët ndërkombëtarë si NATO dhe SHBA, të cilët këmbëngulin se formimi i ushtrisë duhet të bëhet përmes amendamenteve kushtetuese dhe me mbështetjen e të gjithë popullit të Kosovës.

Megjithatë, formimin e ushtrisë vazhdojnë ta kundërshtojnë deputetët e “Listës Serbe”, të cilët kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë pro miratimit të këtij projektligji në Kuvendin e Kosovës.

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, duke folur për “Telegrafin” ka theksuar se në bazë të nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë, por jo edhe e mbrojtjes.

“Vetëm për fjalën mbrojtje kërkohet të amendamentohet dispozita në fjalë, në mënyrë që të krijohet baza kushtetuese për transformim e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës. Referuar organizimit dhe riorganizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këto mund të bëhen vetëm me akte ligjore”, ka thënë Smaka.

I pyetur nëse ekziston mundësia që deputetët e “Listës Serbe” ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për FSK-në në formën siç është aktualisht, Smaka nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se edhe Kushtetuesja mund ta miratojë nismën e “Listës Serbe” për kontestimin e këtij projektligji.

Riza Smaka ka theksuar më tej se presidenti, në rrethanat aktuale është dashur që në projektligjin për transformimin e FSK-së në FAK, të mos e përmendë asnjëherë termin “mbrojtje” dhe as termin “transformim”, duke i zëvendësuar këto me terma të tjera. Sipas tij, kjo do të ndihmonte që Gjykata Kushtetuese, edhe po të synonte miratimin e nismës së “Listës Serbe”, nuk do të kishte baza kushtetuese.

 20.03.2017, 21:14  | R.ZH | 270 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.