« OPINION » BDI e VMRO në prag të shkurorëzimit, ngucen, fjalosen, sulmohen...
Mungesa e mandatit bllokon negociatat e LSDM, BDI e LR-PDSH për program të qeverisë
Ashpërsohen sulmet e VMRO-DPMNE ndaj GJUHËS SHQIPE dhe Zaevit
« Konfirmohet lajmi i Zhurnal-it » Lëvizja BESA: Tërhiqemi nga kandidatura për kryeparlamentar
Matoshi: S`na duhet ushtria pa SHBA-në dhe NATO-n
halilmatoshi.jpg

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se Kosovës nuk i duhet ushtria e saj nëse ajo nuk ka mbështetjen e SHBA-ve dhe NATO-s.

"Kosova duhet të kontribuojë në krijimin e ushtrisë, por jo tani kur Serbia ka nisur një fushatë propagandistike për destabilizimin e Kosovës.

FSK-ja është një e drejtë e kombit të Kosovës e cila ka për detyrë kushtetuese t'i mbrojë edhe komunitetet e tjera pakicë.

Unë besoj se partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, si aleatë strategjikë të Kosovës, do të ruhet sepse pa SHBA-në dhe NATO-n Kosovës nuk i duhet kurrfarë ushtrie.

Por SHBA-ja dhe NATO-ja duhen bindur me forcën e argumenteve se Kosova nuk ka kohë për të humbur drejt rrumbullakimit të sovranitetit të vet dhe se ushtria kosovare ekziston, përderisa ajo sipas ligjit ka të drejtë të marrë pjesë në misione paqësore jashtë Kosovës", ka thënë Matoshi për gazetën "Zëri".

 20.03.2017, 09:28  | Z.H. | 343 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.