Gjykata e Apelit do bëj publike vendimet, pas ankesave për rastin 'Titanik'
Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
BE, masa për vendet që nuk sistemojnë refugjatët
refugjate.jpg

Bashkimi Evropian miratoi në vitin 2015 një plan për t’i shpërndarë në të gjitha vendet anëtare refugjatët e bllokuar në Itali dhe Greqi. Por shifrat tregojnë se vendet anëtare kanë pranuar vetëm 8 për qind nga 160 mijë refugjatët që kishin premtuar t’i sistemonin.

Brukseli ka paralajmëruar se nuk do të pranojë më justifikime.

“Bashkimi Evropian mbështetet në dy parime: solidaritet dhe përgjegjësi. Këto fjalë nuk janë vetëm vlera morale, ato janë parime ligjore, të detyrueshme, të mishëruara në traktate”, thotë Dimitris Avramopoulos, Komisioner i BE-së për Migrimin.

Hungaria është mes vendeve që kanë refuzuar të pranojnë refugjatë të zhvendosur.

Ky vend ka filluar ta përforcojë gardhin në kufi me Serbinë, si pjesë e masave kundër imigracionit. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Hungarinë se ka penalizuar refugjatë legjitimë dhe ka keqtrajtuar imigrantët, akuzë që qeveria hungareze e mohon.

Bashkimi Eropian mund ta çojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë që ajo të përmbushë detyrimet. Por Brukseli ka edhe alternativa të tjera, thotë studiuesi Camino Mortera-Martinez.

“Prandaj në vend që ta çosh në gjykatë një vend që nuk zbaton ligjin e BE-së, mund të përdoren disa instrumente të tjerë për t’i bërë të plotësojnë detyrimet. Për shembull, duke u shkurtuar një pjesë të buxhetit”, thotë Camino Mortera Martinez i Qendrës për Reformë Evropiane.

Por lëvizje të tilla mund të japin efektin e kundërt, në një kohë kur kundërshimi populist ndaj Bashkimit Evropian është i lartë.

“Mendoj se pasoja e detyrimit të vendeve për të pranuar refugjatë, është rritja e qartë e ndjenjave kundër Bashkimit Evropian”, thotë Zoti Martinez.
E përballur me një dilemë të tillë, Evropa po bën përpjekje të dëshpëruara për të ndalur rrjedhën e imigrantëve. Gjermania është një nga shtetet evropiane që po përshpejton deportimin e atyre të cilëve u është mohuar azili. Analistët thonë se kancelarja Angela Merkel po mban një qëndrim më të ashpër para zgjedhjeve të parashikuara për në shtator.

“Sepse imigracioni, është problemi më i madh që kemi tani në Evropë, edhe më i madh se Euroja, një pengesë për integrimin e mëtejshëm dhe një rrezik për situatën e brendshme të sigurisë në Evropë”, thotë Werner Patzelt i Universitetit të Dresdenit.

Bashkimi Evropian vlerëson se numri i migrantëve që presin në Libi është mes 700 mijë dhe 1 milionëve.

Me një det më të qetë, ditët e fundit, pati një rritje të ndjeshme të personave që përpiqeshin të kalonin Mesdheun. Para një jave, roja bregdetare italiane shpëtoi rreth 1 mijë vetë. /VOA/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 09:32  | Xh.I. | 298 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Kjo është gruaja e Labinot Tahirit (Foto)
Nuk do ta besoni sa vjet ka Shyrete Behluli (Foto)
Kërcënim në aeroportin e Shkupit, 'Do ju çoj në ajër', policia po heton rastin
Ish i burgosuri më i bukur në botë del publikisht me të dashurën e re, vajzën e miliarderit VIP (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.