« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Komandanti i KFOR-it: Njësitë speciale të Kosovës në veri nuk kanë nevojë për lejen e KFOR-it
KFOR-kosovo  07.jpg

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Italian, Giovanni Fungo, thotë se të gjitha aktet e dhunshme janë të dënueshme dhe të papranueshme, dhe se situata në Kosovë është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.

"Situata është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme", tha ai në një intervistë për gazetën beogradase "Politika", duke i kujtuar se prania ushtarake e NATO-s në vitin 1999 është reduktuar nga 55.000 ushtarë në rreth 4.000, raporton Gazeta Express.

"Gjatë këtyre viteve gjendja e sigurisë në zonat me popullsi me shumicë serbe është përmirësuar. Serbët e Kosovës janë integruar në organizatat lokale të sigurisë. Roli i KFOR-it në këtë kontekst ka qenë dhe mbetet thelbësor. Në përputhje me Rezolutën 1244, mandati i KFOR-it është që të mbajë mjedis të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë ", ka thënë gjenerali italian.

Me rastin e paralajmërimit të autoriteteve të Prishtinës për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe në pyetjen nëse në këtë rast të ketë vend për KFOR-in, Fungo kujton deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me 8 mars, në të cilën ai vuri në dukje se struktura, mandati dhe misioni i FSK-së është çështje e insitucioneve të Kosovës në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e tyre.

"Megjithatë, nëse mandati FSK-së zhvillohet në mënyrë të tillë siç është propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e vet të angazhimit, sidomos në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve," ka thënë Fungo.

I pyetur nëse ROSU (forcat speciale policore të Kosovës) mund të veprojnë në veri të Kosovës pa pëlqimin komandës së KFOR-it, Fungo tha:

"Në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës".

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 09:33  | Z.H. | 983 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv.kryeministri Angjushev kryesojnë delegacioni në varrimin e mbretit rumun Mihai i Parë
Projekti ideor i Universitetit "Nënë Tereza" jo 1 milion euro, por 10 mijë euro (Dokument)
Qeveria, Ministria e Shëndetësisë në duart e LSDM-së
Djali më i madh i ish-kryeminsitrit turk është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij
Kryetarët e këshillave komunal kanë bllokuar rekonstruimin e Qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.