VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
VMRO sulmon, por qëndrimet e saj për gjuhën shqipe janë të njëjta me ato të LSDM-së
Hahn: Luhatjet e BE-së ndaj Ballkanit do t’ia hapnin derën Rusisë
Analistët thërrasin për rol aktiv të partive shqiptare
Ndryshimet në qeveri - Sot dekretohen katër Ministrat e rinj
ministrat-655x356.jpg

Presidenti Bujar Nishani pritet të dekretojë sot katër Ministriat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shumëpërfolur ditët e fundit si hetues në periudhën e diktaturës komuniste, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministren e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka.

Pritet që afati kushtetues të skadojë gjatë ditës së sotme.

Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani ka konfirmuar se do t’i dekretojë të 4 propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj të qeverisë edhe pse ka shprehur rezervat e veta për njërin prej tyre, ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një komunikim të pazakonshëm për një fundjavë Presidenti tha se kandidatura e Xhafajt për ministër të brendshëm është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk ia lejon presidentit ta refuzojë atë.

Presidenti i apeloi Kuvendin të ushtrojë të drejtën për ta refuzuar atë nisur nga disa akuza që e lidhin emrin e tij me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.

Për qëndrimin e Presidentit reagoi kreu i PD, Lulzim Basha, duke deklaruar se Nishani, veproi “në lartësinë e tij kushtetuese”.

 20.03.2017, 09:35  | Z.H. | 420 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
« Foto: » Motra e Afërditës një “bombë” e vërtetë, shfaq gjoksin në bikini
« Foto: » Urimi më i bukur Andrrës nuk i erdhi nga Sinani por…
Tre të vdekur në Zvicër, dyshohet për vrasje
« VIDEO: » Përmendet TV21, Labi ia kris vajit live në emision
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.