« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Vazhdojnë sherret mes PS dhe LSI, beteja politike mes grave
ps-lsi-640x480.jpg

Pas deputetes Kryemadhi edhe deputetja tjetër e LSI, Kejdi Mehmetaj ka sulmuar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për maturën shtetërore.

Kejdi Mehmetaj nëpërmjet një statusi në profilin e saj “facebook” shprehet se LSI ka qenë gjithmonë në krah të maturantëve, ndërsa e akuzon për uljen e buxhetit për arsimin, por edhe punësimet te portali ‘Mësues për Shqipërinë”.

Ndër të tjera Mehmetaj shkruan në drejtim të Nikollës se ju vazhdoni qani hallin e votave, ne po qajmë hallin e njerëzve.

Postimi i plotë:

        Jam përpjekur shumë dhe gjithmonë do përpiqem të sfidoj ambjentin që na rrethon për t’i qëndruar larg vesit të dëmshëm të politikës shqiptare, ku debati nuk ngrihet mbi argumenta por sulme personale. Jam përpjekur shumë gjithashtu, që për zonjën Nikolla të mos flas asnjëherë individualisht, por për atë çka përfaqëson ministria që ajo mbulon.

        E dashur Lindita, si ministre, do t’ju shërbente të sfidoni veten e ti qëndroni me sinqeritet më pranë nxënësve e studentëve, interesi i të cilëve duhet të jetë detyra juaj e vetme e sublime në këshillin e ministrave.

        Gjithashtu, do duhej që me saktësi të kishit informacion mbi qëndrimet dhe diskutimet mbi cështjet e arsimit, të paktën këto katër vite. Fundja kjo është detyra juaj!

        Edhe nëqoftëse nuk arrini dot ti mbani mend listën e gjatë të kritikave ndaj sistemit, ju ftoj të hapni arkivën e ministrisë.

        Që prej vitit 2008 nga LSI dhe përfaqësues politik të saj, ka së paku dy letra dhe kërkesa zyrtare në vit që lidhen me Maturën Shtetërore dhe pranimet në Universitete. Besoj nuk është nevoja t’ju kujtoj gjithë diskutimet që kemi patur bashkë në seancat plenare apo komisione. As interpelancat, as propozimet, as ndërhyrjet. Sigurisht ju do fshiheni pas gishtit sot, sepse nuk ka argumenta të tjerë për të shpjeguar zullumin që është bërë me arsimin në Shqipëri.

        Më thoni ju lutem, si e justifikoni ju faktin se buxheti dedikuar arsimit nga 3.27% e PBB që ka qenë në 2013, sot nuk arrin as 3%?

        Si e shpjegoni ju që ndër gjithë ato fonde që janë shpërndarë pa teklif për tendera dhe koncesione me produkt të padukshëm, nuk keni sjellë fare përmirësim në infrastrukturën e shkollave ku sot studion gjenerata tjetër. Përkundrazi, sot fëmijët bëjnë mësim edhe ditëve të shtuna, se nuk kishit menduar për ngrohje në ditët e ftohta të dimrit. E ç’ngrohje them unë, as xhama nëpër dritare nuk kanë shkollat nëpër Shqipëri.

        Si e shpjegon një ligj për arsimin e lartë, që lekët e taksapaguesve shqiptarë i con në xhepat e privatit?

        Si e shpjegon rritjen e tarifave të studimit vit pas viti?

        Cfarë bët ju si ministri për rreth 15000 maturantë që vitin e kaluar ngelën jashtë bankave të shkollës dhe jashtë tregut të punës?

        A nuk u ndjet ndopak keq kur mijëra familje vuanin në ankth për të ardhmen e fëmijëve të tyre, shtatorin e kaluar, vetëm sepse ju nuk mbani përgjegjësi për veprimet tuaja?

        Znj. Ministre ndoshta për ju pas maturës shtetërore vjen vera e sezoni i pushimeve në plazh, por për të gjithë ata që dënohen nga padrejtësia e këtij sistemi që ju me aq ngulm na kërkuat ta mbështesim, ëndrrat që u thyen i ç’rregullojnë të gjithë jetën e tyre dhe qetësinë psikologjike që do ndikojë në firmësimin e tyre si të maturuar tashme!

        E dini që mbani përgjegjësi ligjore për Portalin tuaj të mësuesve për Shqipërinë. Portal të cilin e bët për të futur në punë përkrahësit tuaj e për t’u bërë presion mësuesve të nderuar me vite eksperiencë në kurriz.

        Si shpjegohet që pas dy viteve të miratimit të ligjit të ri për arsimin e lartë ende nuk kanë dalë aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji?

        Më thoni si ndodhi që për herë të parë në këto 27 vite demokraci, krimi arriti të hynte në Universitet dhe t’i bënte presion më të nderuarve të shoqërisë sonë, profesorëve?

        Nuk e di se sa mund ta zgjasja këtë listë pyetjesh dhe ndihem keq sinqerisht se si nuk keni asnjë ndjeshmëri për fëmijët e këtij vendi, se si nuk mendoni aspak që kështu po shkatërroni të ardhmen e Shqipërisë.

        Unë nuk po e bëj dhe nuk do ja levoj vetes kurrë të bëj gabimin tuaj, të merrem personalisht me ju apo me individin politikan, por me punën që ju duhet të kishit bërë dhe produktin që sot duhet të ishte i prekshëm!

        Ju vazhdoni qani hallin e votave, ne po qajmë hallin e njerëzve, tek e fundit për këtë na kanë votuar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 09:36  | Z.H. | 236 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Kush është ministri i ri i Brendshëm, 48 vjeçari Dritan Demiraj
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
PSP shpalosi tre raste të reja, zbulon mashtrime dhe dëm të buxhetit shtetëror deri më 170 milion euro
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.