« BE demanton LSDM-në: » Nuk ka bisedime anëtarësimi për Maqedoni pa plotësim kushtesh
Dy shtete të Ballkanit në prag të shkatërrimit, alarmon përsëri sllovaku
« E freskuar » Lëvizja Besa nuk i lëshon rrugë BDI-së për postin e Krye-parlamentarit
VMRO-DPMNE po gënjen për platformën shqiptare, thotë LSDM
VMRO-DPMNE: Zaev planifikon të realizojë platformën e Tiranës
photo_verybig_41939.jpg

Shkup, 20 mars - VMRO-DPMNE konsideron se lideri i LSDM-së Zoran Zaev planifikon “rrënjësisht të realizon të gjitha pikat nga platforma e Tiranës”, transmeton Zhurnal.

“Zoran Zaev që më lehtë të realizojë agjendën e tij e përdor PSP-në e cila për qëllim ka të varrosë VMRO-DPMNE-në me padi të pabaza me qëllim që të defokusojë publikun nga agjenda e vërtetë: dygjuhësia, federalizimi dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.


Nga atje konsiderojnë se kjo është rreziku më i madh i Maqedonisë si dhe pranimi i tij i shantazheve që të realizon platformën e Tiranës.


Përsërisin se nëse Zaev tërhiqet nga skenar i tillë do të fitojë mbështetjen për formimin e qeverisë, dhe nëse frikohet nga shantazhet dhe premtimet që i ka dhënë, le të paraqet këtë platformë në zgjedhje të reja dhe populli do ti tregojë se çfarë mendon.


 “Zoran Zaev sheh se çfarë flet dhe premton Ziadin Sela për ndryshimin e flamurit dhe himnës, për mos ekzistimin e popullit maqedonas dhe për përjashtimin nga puna të maqedonasve që në vend të tyre të punësohen shqiptarë. Sheh, por nuk reagon dhe është i gatshëm të gjithë këtë ta mbështetë vetëm që të ulet në ulësen e kryeministrit e lyer me platformë të Tiranës”, thuhet në deklaratën partiake.


VMRO-DPMNE do të mbështesë qeverisë të pakicës të LSDM-së dhe do të votojë gjithçka nga programi i LSDM-së, me qëllim që të pengohet shkatërrimi i shtetit, shtojnë nga partia.

 20.03.2017, 09:53  | Z.H. | 626 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.