Fëmijët nga kopshti "Borëbardha" vizitojnë kryetarin e ri të Çairit, Visar Ganiu
Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
« Ruzhin për Zhurnal » Hap i guximshëm i Zaevit për të vizituar Beogradin, Vuçiç më herët simpati të hapur p..
Deputetët të shtunën në punë, Xhaferi cakton seancë për Kryeprokurorin e ri
« Foto: » Kjo është shpikja më e re
shp_1.jpg

Ka ardhur koha ti thoni stop duarve të ftohta gjatë punës tuaj në një zyrë të ftohtë apo gjatë kohës kur luani në një klimë të ftohtë, kjo ngrohëse me infra të kuqe do tju mbajë ju ngrohtë pa shkrirë tastierën tuaj.

Nuk ka asgjë më të keqe sesa duart e ftohta kur ju jeni duke u përpjekur për të shkruajtur apo luajtur një lojë në kompjuterin tuaj.

Pjesët e tjera të trupit mund të ndjehen rehatshëm, por duart tuaja të ekspozuara në të ftohtë thjesht nuk dihet dhe sa do të rezistojnë pa u ngrohur, dhe kjo mund të ngadalësoj punën tuaj.

Të etur për të hartuar një zgjidhje, Emil Frolund dhe Mads Sorensen – dy studentë që studiojnë inovacionin dhe sipërmarrjen në Danimarkë – krijuan ngrohës Heatbuff që ngroh butësisht duart pa shkrirë tastierën tuaj.

Ky është një lloj tejet i rëndësishëm, pasi projekti i kickstar ka marr një zotim për objektivin e saj të financimit, prej më shumë se dyfishi i 11.000 $ .

Siç mund ta shikoni nga imazhet me lart, pajisja e cila kërkon një prizë të afërt të energjisë ,qëndron në krye të tastierës tuaj dhe përdor infra të kuqe të padëmshme ,teknologji jo-djegëse e cila në mënyrë shumë të butë ngroh duart tuaja.

Pajisja gjithashtu ju lejon ngrohjen nga të dyja këndet, duke ju mundësuar të vendosni njërin prej tyre në anën e mausit në rastë se jeni duke përdorur më shumë laptopin sesa kompjuterin tuaj.

Krijuesve të pajisjes u erdhi ideja vitin e shkuar, kur e kuptuan se duart e ftohta ndikonin në nivelin e aftësive të tyre dhe duart e tyre reagonin me ngadalë se zakonisht, përcjell Krokodili.

“Ne filluam hulumtimin në internet dhe u rrëmbyem nga shumat masive të njerëzve që ankoheshin në lidhje me këtë,,,dhe askush nuk dukej të kishte një zgjidhje që njerëzit të ishin të kënaqur me të” tha Emil.

Ndërkohë që filluan zhvillimin e pajisjes Emil dhe Mad shumë shpejt kuptuan se pajisja mund të vijë shumë e dobishme për zyra dhe për puntorët, ata që punojnë në shtëpi dhe sidomos për problemet e artritit (semundja e dhimbjeve të kyceve).

Ju mund ti dhuroni vetes një pajisje të tillë të domosdoshme prej një ҫmimi 70 $, duke kursyer kështu 28 % të ҫmimit përfundimtar të shitjes me pakicë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2017, 09:56  | L.E. | 539 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.