Zoti është Një, politikanë ka shumë
« ZHURNAL MËSON » BDI sot mbledh Kryesinë Qendrore në Reçicë të Vogël
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
"Bëhu korrekt për fëmijëri pa pengesa" fushatë për përfshirjen më të madhe të fëmijëve me pengesa
133592167.jpg
Loading...

"Bëhu korrekt" - për fëmijëri pa pengesa është titulli i fushatës e cila ka për qëllim të sigurojë mbështetje të gjerë për të drejtat dhe përfshirjen e fëmijëve me pengesa, duhet ta ngrisë vetëdijen publike se për shkak pengesave në mjedis, shoqëri dhe qëndrimeve, fëmijët me pengesa nuk mund të marrin pjesë në një shoqëri në bazë të barabartë me fëmijët e tjerë.

Në kuadër të fushatës janë përpunuar video, por edhe një aplikacion për telefona celularë "Pa pengesa" me qëllim që të informohet opinioni, por edhe të kyçet opinioni në hartimin e shembujve për qasje në vend, si ndërtesa me qasje, shtigje të këmbësorëve dhe vendkalime për këmbësorë, transport publik qasës, parking, terrene sportive për fëmijë...

 

Përmes kësaj fushate, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi, Zyra e UNICEF-it në Maqedoni, ministritë e Punës dhe Politikës Sociale, të Shëndetësisë, Arsimit dhe Shkencës, organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e personave me pengesa, duhet t`i shqyrtojmë të gjitha konceptet dhe idetë kreative, ndërsa me këtë ta ndryshojmë mënyrën me të cilën shoqëria i sheh fëmijët me pengesa dhe mënyrën në të cilën sillet ndaj tyre.

 

"Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo fëmijë mund të bëjë diçka të dobishme, që ta gjejë veten në ndonjë sferë, secili është i lindur për diçka. Prandaj le të jemi të ndërgjegjshëm dhe humanë. Prandaj të jemi korrekt për fëmijëri pa barriera", tha ministri Ibrahimi.

 

Zëvendëspërfaqësuesi i zyrës së UNICEF-it në Maqedoni, Elspet Erikson theksoi se këta persona në mënyrë të padrejtë ndjehen të përjashtuar, siç tha, jo për shkak të gjendjes së tyre, pengesave ose paaftësisë për të bërë diçka por për shkak se ne si shoqëri u vendosim pengesa dhe barriera të cilat nuk duhet të jenë këtu.

Kjo fushatë zbatohet si pjesë e projektit rajonal "Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe zhvillimi i inkluzionit social të fëmijëve me pengesa në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi",i financuar nga BE-ja dhe i bashkëfinancuar nga UNICEF-i.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 02.03.2017, 15:02  | T.E. | 187 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Lika, Osmani dhe Duraku "frontmenat" e BDI-së në Qeverinë reformatore
« Analistët për Zhurnal » "Amanetin" për gjuhën shqipe nuk do e shkele as Ahmeti, as Sela, por as Zaevi
Ikën Spasovski vjen Nikolovski, ja ndryshimet kadrovike brenda LSDM-së
« Foto: » Kështu dukej në maturë vajza e Mimoza Mustafës dhe Shkumbin Kryeziut
« Foto: » Këngëtarja që mbanë kryq e agjëron Ramazan
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.