Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
« « Ushqimi i shëndetshëm » » Mjekët: Fajin e kanë prindërit, fëmijët duhen mësuar, Qytetarët: Të rinjtë s’kanë kohë po s’ka si ushqimi i shtëpisë
5_1181.jpg
Në vrapim të përditshëm për të mbaruar punët e shumta, në përfshirje në dinamikën gjithnjë e më të vrullshme të jetës, ndonjëherë zgjidhjet janë shumë të thjeshta, picë, hamburger apo tost.
 
Ky ëhtsë ushqimi I preferuar I fëmijëve tanë. Frutat dhe perimet, nuk janë aq modern sa pë të ngjallur oreksin tek fëmijët, dhe ka kohë që janë zëvëndësuar nga cipsi apo çokollata . Dhe kjo e ka një cmim.
 
Mbi 35% e fëmijëve të moshës parashkollore dhe fillore, janë mbipeshë. 17% hyjnë në kategorinë e fëmijëve rrezikshmërisht të shëndoshë. Të dhënat alarmuese tregohen në hulumtimin e fundit të institutit të shëndetit public.  
 
Mjekët apelojnë që shitoret për ushqim të shpejtë, të jenë sa më larg shkollave ndërsa prindërit të këmbëngulin që fëmijët bukën ta marrin nga shtëpia, ku mundet më lehtë të kontrollojnë se cfarë hanë fëmijët e tyre.
 
“Dyqane të tilla nuk duhet të ekzistojnë , dhe kohët e fundit ato I gjen brenda shkollave dhe kjo ëhstë kundër të gjitha standardeve për ushqim të shëndetshëm. Duhet të ndryshojnë edhe politikat qeveritare, që duhet të luajnë një rol më të fuqishëm  për të zgjidhur kto probleme. Fëmijët bombardohen nga të gjitha anat me reklama që proklamojnë ushqimin jo të shëndetshëm sidomos pijet e gazuara me sheqer”, tha mjeku.
 
Faji për mbipeshën duhet kërkuar fillimisht brenda familjes sepse janë pikërisht prindërit ata që duhet tu imponojnë fëmijëve, shprehitë për ushqim të shëndetshëm dhe ti mësojnë se të paktën 1 orë në ditë duhet të merren me aktivitet fizik. Vetë të rinjtë  pranojnë se adhurojnë më shumë ushqimin e shpejtë sesa atë cilësor të mbushur me vitamina 
 
“Më shumë ha ushqim të gatshëm , me studime me punë, nuk kemi kohë”…
 
“Të gjthë hamë ushqim të shpejtë rralë kush përcaktohet për ushqimin e shëndetshëm. Provojmë ndonjëherë po prapë I kthehemi ushqimit të shpejtë”…
 
“Ha shpesh ushqim të shpejtë”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Ndryshe nga të rinjtë, më të rriturit e dinë vlerën e ushqimit të shtëpisë.
 
“Zakonisht cdokush e ka shijen e vet. Ushqimi I shtëpisë ëhstë shumë më I shëndetshëm se vetë e di se cfarë ke përgatit, nuk do të thotë ndonjëherë të mos hash jashtë , por më shumë kasha prefer në shtëpi”…
 
“Ha vetëm ushqim shtëpie, edhe bukën e gatuajmë në shtëpi , me studime me punë, nuk na del koha”…
 
“Nuk ha ushqim të shpejtë, të rinjtë tinejxherë, ata e adhurojnë këtë lloj ushqimi”, thanë të rinjëte anketuar.
 
Mbipesha është kthyer në problem global dhe me të lidhen një sërë sëmundjesh serioze. Jeta dinamike ka bërë që gjithnjë e më pak, famijet të gatuajnë ushqim të shëndetshëm dhe në drekë të gjithë të ulen rreth tryezës.
 
Drekat normale familjare, për shumicën e familjeve gatuhen vetëm gjatë fundjavës, por edhe atëherë, shumë preferojnë që kohën që kanë për familjen në këto dy ditë, ta kalojnë në natyrë, e jot ë lidhur pas kuzhinës. Sepse të themi të vërtetën, gatimi I shëndetshëm, do kohë për tu përgatitur, dhe amvisat tona , tashmë kanë gjithnjë e më pak kohë.
 04.03.2017, 15:59  | T.E. | 2,187 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
Padi penale për 7 persona në lidhje me vrasjen në Matkë
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.