« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Vështirësitë në të folur tek fëmijët, nëse fëmija ka probleme, urgjent në logoped
1_2301.jpg

Në vitin e dytë të jetës, zhvilohet aftësia e lidhjes së fjalëve në fjali të thjeshta dhe e kuotimit të fjalive që I thuhen nga prindërit dhe të afërmit. Deri në moshën 3 vecare, bagazhi I fjalive te fëmijët, duhet të jetë I plotë.
 
Nëse deri në moshën 2 vjecare, nuk paraqiten fjalët e para tek fëmijët, kjo duhet të jetë këmbanë alarmi për prindërit se fëmija e tyre ka problem dhe duhet urgjentisht të konsultohen me logopedët. Por përvec faktit trashëgimor në bëlbëzimin e fëmijëve dhe pengesave eventuale në zhvillim, një tjetër factor ndikon në kohët modern, tek problemet e të folurit të fëmijëve. Për të mbaruar punët e tyre, prindërit shpesh lënë fëmijët para televizorit me orë të tëra, ose para mjeteve të reja teknologjike.
 
Fëmija kënaqet duke parë gjërat që do, dhe prindi I qetë mbaron obligimet e tjera. Logopedia Ajshe Beqiri thotë se ky është gabimi më I madh që bëjmë me fëmijët.Është mirë që fëmija të njohet me teknologjinë, por me masë.  Prindi duhet të komunikojë madhe shumë gjatë me fëmijën e tij, përmes dialogut që I përshtatet moshës së fëmijës, apo tregimit të përrallave. Vetëm kështu fëmija do të formojë fondin e duhur të fjalëve dhe njëkohësisht do të mund ti artikulojë ato zëshëm.
 
“Factorët në paraqitjen e cregullimeve në të foluri janë të shumtë. Mund të jenë faktor trashigues ose gjenetik, mund të jenë faktor të jashtëm, që nuk janë të stimuluar nga ana e prindërve psh  është lënë anësh kur të themi anësh është lene para teknologjisë para celularit, para ekraneve televizive etj. Kjo ndikon negativisht në zhvillimin e të folurit”, tha Ajshe Beqiri, logopede.
 
Tashmë shkollat dhe cerdhet kanë filluar të punësojnë difektologë dhe logopedë, për të ndihmuar në problemet e fëmijëve. Pritet që masa e tillë shumë shpejt të aplikohet në të gjitha institucionet e sistemit shkollor deri parauniversitar. Por për këtë duhen sa më shumë njerëz të kualifikuar. Për momentin, në Maqedoni ka vetëm 10 logopedë shqiptarë, edhe pse interesimi I të rinjve për këtë drejtim, po shtohet nga dita në ditë
 
“Me parë ka pasur shumë pak logopedë  shqiptar të diplomuar por dita dita po vjen duke u rritur  numri. Gjisej  jemi 10 logoped të diplomuar dhe prej tyre ka të punësuar në disa institucione shtetrore apo private . Janë të punësuar disa logoped dhe defektolog nëpër shkolla  shpresoj që shumë shpejt, logopedë dhe defektologë të ketë nëpër të gjitha shkollat”, shtoi Beqiri.
 
Diten e hene me 6 mars është  dita evropiane e logopedisë që do të shënohet edhe në vendin tonë  me aktivitete të shumta duke ndarë broshura me këshilla rreth logopedisë dhe shfaqje kukullash mbi cregullimet që paraqiten në të folur,  me të vetmin qëllim që të nrgiet vetëdija e popullatës, se nëse ka problem, ka edhe një zjidhje dhe kjo zgjidhje janë mjekët e specializuar logopedë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 05.03.2017, 19:42  | T.E. | 10,214 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.