« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Ndryshimi i temperaturave, mjekët: Merrni terapitë dhe bëni kujdes
2_1961.jpg

Por në këtë periudhë të vitit, vërehet luhatje e vlerave të temperaturave gjatë ditës dhe natës dhe kjo shkakton probleme, sidomos tek ata që vecmë kanë probleme të tjera mjekësore.
 
“Ndryshimi i temperaturave ndikon  zakonisht tek të sëmurët kronikë tek ata me tension të gjakut të lartë apo që u luhatet dhe ata që marrin ilace për sëmundjet kardiovaskulate .Lëvizja e temperaturave ndikon në venat e gjakut të cilat ngushtohen në mëngjes e zgjerohen gjatë ditës. E gjithë kjo ngre ose ul tensionin e gjakut dhe u bën probleme të sëmurëve nga zemra. Ndikon edhe tek të sëmurët që kanë probleme në sistemin respirator, tek të cilët vërehen ngulfatje më të shpeshta .Ndryshimi I temperaturave ndikon edhe tek të rinjtë që në mëngjes dalin pa ngrënë dhe shpesh tek këta pacientë kemi kolapse që sjellin edhe komplikime të tjera në momentet e humbjes së vetëdijes”, tha Gjorgji Karamanovski, mjek.
 
Ndryshimi i temperaturave  gjithsesi nuk ka shtuar numrin e të sëmurëve me sulme në tru për shkak se ky ndryshim  nuk është ende shumë i madh. Por qytetarët thonë se i ndjejnë ndryshimet, sidomos moshat e thyera dhe ata me sëmundje kronike.
 
“Kur dal në mëngjes e vërej ndryshimin e kohës, kur kam qenë I ri jo, por tash si u plaka po ndikon shumë në shëndet”…
 
“Si nuik ndikon, ja jemi duke ndenjur me shalla, kemi problem me kurrizin, ja edhe shoki im ashtu. Ndikon shumë, edhe ajëri nuk është i pastërt”…
 
“Unë kam tension të lartë të gjakut, herë pas here kam marrje mendsh. Marr terapinë dhe kaq”…
 
“Unë jam 80 vjecare por mirë jam . Jam e operuar dy herë po nuk kam asnjë problem nuk më pengon ndryshimi I temperaturës”…
 
“Më ndikon jam meteopate  dhe ndikon shumë. Varet ku më kap, në zemër, dhimbje koke, tension të lartë . më mirë të mos dalim nga shtëpia”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Një këshillë për të sëmurët kronikë të cilët vuajnë më së shumti ndryshimet e temperaturave në këtë prag pranvere. Nëse ndjeheni të lodhur pa arsye, kërkoni ndihmën e mjekëve. Mjekët dinë cfarë bëjnë prandaj ndiqni me kujdes udhëzimet e tyre dhe terapinë që ua japin.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 05.03.2017, 19:44  | T.E. | 2,188 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.