Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
« Sociologët » Ku ka politikë, nuk ka sport
Maqedonia në qorrsokak dhe dalja prej saj

Në kohë krizash të thella politike, përpara se të flitet për shpërdorimin e detyrave qeveritare, duhet të flitet për ruajtjen e stabilitetit të vendit.

Nga Fitim Dika

Në këtë krizë politike që ndodhet Ballkani dhe veçanërisht Maqedonia më kujtohen tre fjali nga tre personalitete të shquara: e para ajo e kancelarit gjerman Helmut Schmidt se "Shtetet multikulturore janë iluzione të intelektualëve,” e dyta ajo e Faik Konicës por cituar edhe nga intelektualë tjerë se “mes anarkisë dhe diktaturës më e mirë është diktatura,” dhe e treta, e analistit zviceran Andreas Ernst i cili shkruante - “Ballkani çdoherë ka shpërthyer në luftëra kur ka rënë një Fuqi e Madhe.”

Është e kuptueshme deri diku kriza në Malin e Zi, pasi Rusia me ngulm kërkon mos anëtarësimin e saj në NATO për të përdorur bregdetin e saj si zonë dalje në Adriatik, pasi Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia janë pjesë e aleancës veri-atlantike. Poashtu e kuptueshme është kriza në Bosnjë pas gjithë asaj histerie gjakderdhjeje mes tre komuniteteve. Por është më pak e kuptueshme kriza në Maqedoni dhe zgjidhja e saj fatmirësisht do duket më optimiste nëse i bëjnë llogaritë mirë katër liderët e BESËS (5), BDI (10), LSDM(49) dhe OBRM(51).

Është e vërtetë tashmë se Maqedonia sundohet gjatë nga OBRM-BDI dhe në shtete me frymë demokratike një qeveri e tillë do sjellte edhe zhgënjimin dhe humbjen në zgjedhje. Por ja që kjo nuk ndodhi dhe LSDM përkundër gjithë bombave nuk arritë të bindë fuqishëm elektoratin e saj maqedonas, bile po të mos ishin shqiptarët humbja e saj do ishte edhe më e thellë. Pra publikimi i video-incizimeve solli një përplasje dhe polarizim të ndjeshëm, por kryesisht mes maqedonasve, pasi përkundër akuzave të ndërsjellta mes partive shqiptare hëpërhë nuk ndjehet polarizim në kampin shqiptar.

Platforma shqiptare si çorientuese e polarizimit brenda maqedonas

Nënshkrimi i Platformës shqiptare në Tiranë u trumbetua si fitore e madhe e shqiptarëve dhe shumë media me fanfaritet ngritën lëvdata të zhurmshme për arritjen më në fund të drejtave të tyre. Një moment ju lutem:

Shqiptarët që nuk arritën të materializojnë gati 30 vjet të drejtat e tyre etnike, arritën të materializojnë atë pas zgjedhjeve me rezultate të ngushta parlamentare?

Pse duheshte të nënshkruhej një Platformë, pikat e së cilës ishin pjesë e platformave politike e të gjitha partive shqiptare?
A besoni se zbatimi i tyre do realizohej, kur dihet se Marrëveshja e Ohrit nuk u jetësua edhe pse u nënshkruajt nën monitorimin e ndërkombëtarëve?, shtuar këtu që zbatimi i njërës pikë në atë Platformë prekte jo vetëm hierarkinë e OBRM dhe BDI nënshkruese, por edhe atë të LSDM (ngjarja e Sopotit)?

Pra, kur parashtrojmë këto pyetje nuk ka sesi të lindën përgjigja ndryshe por vetëm si një “batutë” e re e Edi Ramës që gjëja kujdeset thellë për shqiptarët jashtë atdheut, por gjatë gjithë mandatit të tij njihet për kanabizimin dhe shtimin e korrupcionit në vend, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, ose, si papërgjegjshmëri e partive tona politike që shfrytëzuan dobësinë e palës maqedonase për të detyruar me kusht kërkesat e tyre. Ali Ahmeti foli bukur, por nuk e zbatoi fjalën e tij kur tha - unë nuk dua të mposht kundërshtarin kur ai ndjehet i dobët, por në mejdan të burrave.

Çfarë solli Platforma shqiptare?

Pavarësisht se zbatimi i Platformës shqiptare në kohë afatgjate është domosdoshmëri për mbijetesën e Maqedonisë, ajo nuk duheshte të dalë në mejdan në formën që doli. Kjo pasi shqiptarët qoftë me LSDM dhe OBRM do arrinin të kishin shumë më shumë të drejta sesa ç’kishin më parë edhe pa Platformën e Tiranës, polarizimi do mbeteshte mes maqedonasve dhe jo si çka filluar tani rrezikshëm polarizimi të orientohet me shkas drejt maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe, mbi të gjitha dalja e subjektit të ri BESA e ka kthyer pas shumë vitesh për herë të parë ndjenjën e të paturit opozitë pa hipoteka te shqiptarët e Maqedonisë.

Përfundimi

Ekspertët e huaj flasin se situata në Maqedoni nuk është stabile dhe shfaqet e rrezikshme, pavarësisht se shtetasit e saj unanimisht nuk kërkojnë konflikt të ri. Por historia me të drejtë na mëson se për ruajtjen dhe marrjen e pushtetit politikanët janë të gatshëm të krijojnë konflikte të reja. Në këto kushte kur siç potencuam se polarizimi ka filluar të thellohet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, Ali Ahmeti dhe BESA e opozitarëve shqiptarë duhet ti bëjnë mirë llogaritë:

Në rast se ata mendojnë se qeveria e re (e mundshme) mes LSDM-BDI dhe Aleancës do mund të shkaktonte eskalim të situatës deri në dhunë, duhet të shmangin një tentativë të tillë dhe të pranojnë kushtin e Nikola Gruevskit, që krahas zgjedhjeve lokale të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Kjo normalisht nuk i shkon shumë për shtati LSDM që rrezikon të humbë edhe votat e shqiptarëve, pasi ajo nuk i ka bërë llogaritë për zgjedhjet komunale në Kërçovë dhe Strugë, a do ua falë shqiptarëve ose siç veproi në 2013.

LSDM me Zoran Zaev mundohen të përdorin shansin e fundit kundër Nikola Gruevskit të OBRM: të krijojnë qeverinë e re me shkas të marrë votat e administratës publike dhe të zgjasë jetën e Prokurorisë Speciale. Ide pragmatiste dhe të mbështetura nga shumica shqiptare, por gjithmonë nëse llogaritë nuk flasin se me këtë skenar nuk rrezikohet stabiliteti i vendit.

Në vetvete BESA mendoj se e ka kuptuar “gabimin” e Platformës shqiptare, ndërsa Ali Ahmeti fjalinë e Konicës kur tha “JO” gjatë natës së fund janarit. Por ka akoma kohë për të mbrojtur votuesit e tyre.

 06.03.2017, 13:44  | T.E. | 1,317 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zyrtare: Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!
Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.