« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Ditën ndërkombëtare e logopedisë, mungojnë kuadrot shqiptar
Logoped.jpg

Dita Evropiane e fëmijëve me pengesa në të folur dhe dëgjim e gjen vendin tonë me probleme të shumta në këtë sferë. Genc Taravari, logoped i diplomuar që prej vitit 2014 ende nuk është punësuar, pavarësisht se nevoja për logoped shqiptarë si nëpër spitale ashtu dhe nëpër institucione arsimore, është tepër e madhe. Ai thotë se shumë herë ka kërkuar që të punësohet por pavarësisht nevojës për këtë profesion, asnjëherë kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

     Për fat të keq këtu në Maqedoni nuk mbrohen të drejtat e fëmijëve shqiptarë , diskriminohen me njëfarë mënyre sepse nuk rehabilitohen në gjuhën e tyre amtare, ai është kushti i parë. Institucionet shtetërore duhet të marrin masa më shumë, t’i punësojnë logopedët edhe në institucionet shëndetësore edhe arsimore sepse ka nevojë për logoped shqiptarë nëpër institucione – tha logopedi Genc Taravari.

Studentët e logopedisë thonë se ndodh shpeshherë që prindit të fshehin pengesat që kanë fëmijët e tyre në të folur, si pasojë e mentalitetit. Por kjo sipas tyre mund të përmirësohet me shtimin e kuadrit profesionist nëpër institucione.

     Kemi probleme të dukshme, sepse gjithmonë prindërit tentojnë në bazë të mentalitetit shqiptarë t’i fshehin diagnozat e fëmijëve të tyre nuk i paraqesin në kohë nuk shkojnë që të këshillohen me logopedë të ndryshëm dhe kjo ka pasoja në ngecjen e fëmijës në zhvillimin e mëtutjeshëm – tha studentja Nurjeta Rufati.

Ministria e Shëndetësisë as kësaj radhe nuk pati organizim për shënimin e kësaj dite. Organizimi i vetëm ishte nga studentët të cilët në Çarshinë e Shkupit përmes shpërndarjes së fletushkave dhe pajisjeve shkollore për fëmijë kujtuan rëndësinë e trajtimit të këtyre fëmijëve, ndërkaq as kjo ngjarje nuk u mbështet nga institucionet.

     Fatkeqësisht jo, nuk na kanë ndihmuar. Ua kemi bërë me dije se sot kemi një organizim të tillë por shpresojmë që në të ardhmen do të na ndihmojnë, edhe pse në këtë eveniment nuk na kanë ndihmuar edhe pse nuk kemi kërkuar shumë të madhe – tha studentja tjetër Ajsel Shabani.

Në qendrën për rehabilitim në Spitalin shtetëror në Shkup është vetëm një logoped shqiptar I cili është punësuar prej para një viti. As në spitalet e qyteteve tjera logoped shqiptarë të punësuar nuk ka. Logopedët mungojnë edhe në çerdhe ku edhe pranie e tyre është e domosdoshme për shkak se në këtë fazë të rritjes fëmijët mund të evitojnë defektet në të folur. Për të ndjekur terapitë, fëmijët shqiptarë nga e gjithë Maqedonia udhëtojnë me kilometra për të ardhur një herë në javë në Qendrën Klinike në Shkup.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.03.2017, 17:08  | T.E. | 802 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
Zaev godet "arkat" e pasanikëve
Nikovski: Luftërat e reja në rajon hapin rrugën e Rusisë, këtë nuk e dëshiron Uashingtoni
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.