Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Ohër
« Sulimani për Zhurnal » Në krye të resoreve të vendosen profesionist të dëshmuar dhe jo ushtarë partiak
Imediate është të ndryshohet forma e modelit zgjedhor nga listat e mbyllura në ato të..
Imuniteti nuk i shpëton nga burgu deputetët që hapën dyert e Kuvendit, thotë Kadriu
Afganistani, probleme të vjetra dhe sfida të reja

Elmas Haxhiraj - Studiues

Ashtu si vendet e tjera të përfshira në konflikte dhe angazhuar në luftra të vazhdueshme edhe Afganistani pasqyron dekorin më të trishtë të një vendi në të cilin historia nuk është treguar bujare.I shkatrruar nga nëntë vite luftë jashtezakonisht brutale kundër Bashkimit Sovjetik ,i injoruar nga perëndimi  për një dekadë pas tërheqjes së sovjetikëve ,i keqmenaxhuar nga sundimtaret mesjetar taleban që morën pushtetin me ndihmen e Pakistanit dhe i ekspozuar gjatë prersidences së Bushit ndaj shtatë vjet operacionesh ushtarake të kryer me gjysmë zemre dhe ndihma sporadike ekonomike,Afganistani sot është një vend  që terhiqet zvarrë.Ne vitin 1996 ,fuqia e talebaneve do te dilte në pah ,vendi do te zhytej në një krizë të thellë politike ,duke bërëqe fizionomia politike te ndryshoj dhe shteti të marr një drejtim krejtësisht te orientuar sipas  frymës së autoritarizmit.Pas 11 shtatorit 2001 dhe efektet e ndërhyrjes amerikane do ta transformonin shtetin post-taleban në një qëndër të radikalizmit.Për shumë specialist të Marrëdhënieve  Ndërkombëtare dhe teoricien të kohëve të fundit ,spiralja e dhunes dhe terrorit në Afganistan eshte produkt i tre faktoreve kryesor:

a)Perballja me guerrilet afgan

b)Problemet e trafikut të droges

c)Shpërndarja gjeografike dhe popullimi nga popullsi në konflikte.

Të tre kta faktor pasqyrojnë më së miri atë që ndodh sot në Afganistanin e rënë prej luftës dhe ekspozuar ndaj përplasjes së ekuilibrave gjeopolitik në rajon.Më herët në kohë me terheqjen e sovjetikeve në fillim te vitit 1989,një luftë e re shpërtheu ndërmjet forcave guerrile,rardhet e talebanëve u shtuan me vullnetar te ardhur nga Pakistani ,i cili nga ana e tij asokohe  favorizonte hapur kalimin.Ky mjedis konfliktual,i dha spunto  Al –Qaedas dhe Osama Bin Laden, i cili e konsideronte Afganistanin si qëndër kryesore të strehimit te formacioneve ekstremiste por edhe si bazën kryesore te komandës terroriste për pjesën tjetër të rajonit.

Vizioni strategjik i presidetit Bush për ndërhyrjen në Afganistan dhe politika e kujdeshme e presidentit Obama në luftën kundër terrorizmit patën efektet e tyre .E keqja Bin –Laden u zhduk nga rajoni ,por lufta asimetrike me talebanet dhe radikalizmin vazhdon.Administrata Trump me gjithë skepticizmin për hartimin planëzimin dhe implementimin e strategjisë amerikane në rajon ,mbetet pala kryesore dhe më e investuar në vendin i cili po paguan gjamën e madhe të mëkatit.Afganistani pervec tregetise ilegale te narkotikeve, ka probleme te theksuara ekonomike.Niveli papunesise arrin ne 40% dhe ne renditjen globale persa i perket PBB zë vendiet e fundit duke bashkëjetuar me mjerimin dhe vetem 15 -20% e afganeve kane energji elektrike.Keto statistika dëshmojne se vendi po përballet me vështirësi të mëdha.

Përplasjet me grupet e organizuara gruerrile trazojnë horizontet e paqes.Largimi i menjëhershem amerikan nga vendi ,mund të ketë efektet e tij .Drejtimi i vendit nga udheheqes lokal përballë rritjes së radikalizmave,problemeve ekonomike ,përplasjeve sociale dhe influencës gjeopolitike te fuqive te tjera rajonale pa mbështetjen perëndimore vetem sa do ta zhyste vendin në një kolaps të thellë.Afganistani nuk është ende në gjëndje të qëndroj në këmbë pa u mbështetur tek shtylla ndërkombëtare.Problemet e sigurisë dalin në pah dhe veprimtaria ekstremiste e talebanëve të mbeshtetur nga grupe të ndryshme në Pakistan,bëjnë që qëndresa të jetë e brishte dhe ekzistenca e ekspozuar ndaj konfliktit.I konsideruar si shëmbulli ekselent eksistences së nacionalizmit me radikalizmin ,religjionit me fenomenin e konservatorizmit dhe luftës me paqen,Afganistani ,nuk është një ″eter i varur në trupin global″por  një vend i cili trazon fatet e rajonit në tokën e të cilit mbin shpesh here farat e së keqes.Parajsa e terrorizmit dhe makthi i perëndimit ndodhet në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së tij si shtet,shpëtimin prej radikalimit islamik,bashkpunimin permanent me perendimin në luftën kundër terrorizmit si kosto e paguar për arritjen e paqes dhe demokratizmin e brendshëm me reforma rrënjësore për transformimin e tij.Vetëm në mënyrë të tillë varjabla e proçesit mund të drejtohet nga kahu i progresit...

 07.03.2017, 08:45  | B.M. | 894 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto: » Kjo është vajza bukuroshe e Milaim Zekës
« Foto: » Morena Taraku, me veshje transparente harron t’i veshë të brendshmet?!
VMRO-DPMNE: Shekerinska, personi më i mposhtur në zgjedhje në histori të Maqedonisë
Ahmeti: Vetëm një pjesë nga Deklarata e partive shqiptare në Programin e Qeverisë së re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.