Ish-ministri i 2001 i VMRO-DPMNE-së, i jep Zaevit përkrahje për qeverinë me shqiptarë..
« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
Maqedonia në udhekryq politik

Xhuljo Ferzaj

Kanë kaluar tre muaj, dhe qeveria ende nuk është formuar. Kjo si rezultat, i qëndrimeve anti –shqiptare, që mbajti Nikolla Gruevski gjatë negociatave me partitë shqiptare, kërkoj ndryshimin e platformës, parimeve themelore, të të drejtave pamohueshme që janë mohuar për vite me radhë. Themelet e shtetit të maqedonisë, nuk mund të qëndrojn pa bashkpunimin, e respektimin e të drejtave themelore të shqiptarëve. kanë dhënë kontributë të pamohueshëm, janë faktor stabiliteti, kjo nuk mund të mohohet nga asnjë politikan.

Çdo të ndodhte nëse do ishte arritur marrëveshja midis Gruevskit dhe Ali Ahmetit? Sigurisht, do krijohej qeveria, stabiliteti politik, do ishte afat -shkurtër, platforma e përbashkët e partive shqiptare do haste pengesa në zbatimin e saj. Do përsëritej situatë e ngjashme si ajo  e marrëveshjes së Ohrit, ku të drejtat e shqiptarëve ngelën thjeshtë në letër, nuk u realizuan për shkak të nacionalizmit shtetërorë. Gruevski do luante çdo lojë politike, kundër realizimit të kësaj platforme. Tashmë Nikola Gruevskit i ka ardhur koha të të mbaj përgjegjësi ligjore ndaj krimeve që ka bërë, është përgjegjës për ngjarjen e Kumanovës. Një filorus që i ka sjellë dëme politike dhe ekonomike maqedonis, dhe shqiptarëve.  Gruevski ka penguar proçeset integruese, për vite me radhë, jo pa qëllim, ndikimi i rusisë ka gjetur terren, në këtë shtet për fajin e Nikolla Gruevskit, një anti-shqiptarë, njëkohësishtë anti-maqedonas. Ka dëmtuar interest e këtij shteti, me marrëveshjet me rusinë në sektorë kyç  të këtij vendi, pasojat do ishin afatgjate, nëse Gruevski krijonte qeverinë.

Një tjetër penges serioze është presidenti Ivanov, kundërshton krijimin e koalicionit midis Zoran Zaev dhe partive shqiptare, rrezikon destabilizimin, e futjen në krizë kushtetuese të vendit për disa muaj të tjerë, duhet të respektoj kushtetutën e jo të shkeli parimet themelore të saj, për krijimin e qeverisë.  Një president nuk mund të dali në konferenc për shtyp e të lutet për mos pranim të platëformës shqiptare, kjo është shkelje e të drejtave universal të njeriut, duhet të përgjigjet para drejtësisë, të mos nxisi vazhdimin e krizës. Presidenti Ivanov duhet të mandatoj Zoran Zaev dhe partitë shqiptare, nuk mund të shkeli parimet e së drejtës ndërkombëtare, duhet të tërhiqet nga kjo deklaratë. Presidenti nuk mund të vihet në shërbim të ish kryeministrit Gruevski, port ë mandatonte krijimin e qeverisë së re. Nga kjo varet e ardhmja e maqedonisë. Ky reagim nxjerr në pah, veprimet armiqësore ndaj shqiptarëve në të kaluarën. Nuk mund të nxisi protesta kundër shqiptarëve, është dhunim i kushtetutës e për këtë duhet të shkarkohet sapo të formohet qeveria e re.

Qeveria e re duhet të tregohet e kujdesshme, të mos përsërisi gabimet e qeverisë paraardhëse, pasojat e së cilës vazhdojn ta mbajn në udhëkryq, midis Rusisë dhe Perëndimit, e ardhmja e këtij shteti nuk duhet të jetë rusia, por integrimi euro-atlantik. Rusia ka investuar shumë në maqedoni, por kjo nuk do të thotë se duhet të qendrojnë nën ndikimin e rusisë.  Ky kapitull duhet të mbyllet, t’i jepet fund faktorëve që ndikojn në destabilizimin e maqedonisë.

 Qeveria e re duhet ta nxjerri vendin nga kjo situate, të investoj në krijimin stabilitetetit, për një të ardhme të përbashkët pa dallim etnije. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse krijohet qeveria midis Zoran Zaev dhe partive shqiptare, do sjelli ndryshimin e maqedonisë, përmirësimin e të drejtave për shqiptarët, hapjen e një kapitulli të ri.

Qeveria e re duhet ndërmari reforma serioze në drejtësi, vetëm kështu mund të ndërtohet një maqedoni europiane.

Qeveria e re duhet ta nxjeri vendin nga kaosi, të punohet për përmirësimin e mardhënieve ndëretnike. Shqiptarët arrijnë mbi 30% të popullsisë në maqedoni, nuk mund të mohohen të drejtat e tyre, përkundrazi duhet të jenë mirënjohës për kontributin e shqiptarëve. Të investohet në mënyrë të barabartë, të mos ketë dallime, gjë e cila vërehet qartë se zonat me popullsi shqiptare janë me infrastukturë dhe shërbime të dobëta. Qeveria e re duhet ta dijë se respektimi i të drejtave të shqiptarëve, është kontribut për një maqedoni të qetë, pa konflikte ndëretnike

 07.03.2017, 09:18  | B.M. | 1,552 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.