« Zekolli për Zhurnal » 22 Nëntori festë unifikuese për shqiptarët
Lika nderon doajenët e arsimit shqip
Ef. Rexhepi uron shqiptarët: Zoti e bekoftë alfabetin dhe gjuhën shqipe
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
Si u shndërrua maqedonia në deponi helmesh të importuar nga jashtë?

Abdulla Mehmeti

Vetëm gjatë vitit 2016 dyshohet se në Maqedoni kanë hyrë së paku 1.140 kontejnerë, secili nga 22 ton mbeturina, plehra helmues dhe helme industriale të rrezikshme, për të cilat kanë alarmuar disa mediume jashtë vendit. Ky duhet të përbëjë shqetësimin më të madh që duhet të na përkujtojë grumbullimin, transportimin dhe deponimin e plehrave helmues, në të shumtën e rasteve të tregtuara nga banda të ndryshme kriminele. Këto mbeturina me përmbajtje të dyshimtë kimike thuhet se janë transportuar kryesisht nga Italia, përmes Shqipërisë dhe kanë përfunduar në Maqedoni. Në bazë të marrëveshjes është planifikuar të sillen në Maqedoni sasi shumëfish më të mëdha plehrash, por edhe kjo sasi për të cilën dëshmojnë mediumet italiane, për kokë banori në Maqedoni i bie së paku nga 15 kg mbeturina helmuese, prandaj i takon çdo qytetari të bëhet pjesë e padisë ndërkombëtare ndaj kryerësve të këtij krimi të rëndë.

Ky shqetësim i madh i qytetarëve të Maqedonisë duhet t’i sensibilizojë organet hetuese të këtij shteti, duke pasur parasysh seriozitetin e këtij skandali. Me këtë mund të hapet një pistë e re për hetime edhe nga Prokuroria Speciale Publike, për trajtimin e këtij krimi të rëndë ndaj qytetarëve të vendit, mundësinë e përfshirjes së individëve dhe segmenteve të caktuara të organeve të pushtetit, sidomos gjatë vitit 2016, për të cilin ofrojnë fakte mediumet ndërkombëtare, përfshirë edhe CNN.

Këto mediume kanë paraqitur të dhëna nga hulumtimet e tyre për vitin 2016, por ky skandal sigurisht daton edhe nga vitet e mëparshme, kur ende janë të freskëta shifrat shqetësuese për nivelin e ndotjes dhe helmimin e ajrit në disa qyteteve të Maqedonisë, sidomos në rajonin e Pollogut.

Hetimet duhet të fokusohen në dyshimet dhe verifikimin e fakteve, se cili ka qenë interesi për sjelljen e këtyre plehrave helmues në Maqedoni?

A kanë përfunduar të gjitha këto mbeturina me përmbajtje të rrezikshme, kjo sasi e madhe e kontejnerëve me plehra të destinuar zyrtarisht për deponinë ,,Dresla” në afërsi të Shkupit në Maqedoni, a kanë përfunduar diku tjetër, apo një sasi e tyre janë djegur në furrat e kombinatit ,,Jugohrom”, siç kanë dyshuar vite me radhë banorët e Tetovës me rrethinë? Cili ka qenë përfitimi dhe kush ka përfituar nga ky biznes i pistë?

Sipas të dhënave nga organet kompetente, si dhe nga institucionet ndërkombëtare që kujdesen për gjendjen e ambientit jetësor në të gjitha vendet e botës, në Maqedoni janë shënuar shifra alarmante për sa i përket ndotjes së ambientit jetësor gjatë dy-tri viteve të fundit. Shkupi dhe disa qytete të tjera, sidomos Tetova e ka zënë kreun e listave evropiane dhe botërore sipas nivelit të ndotjes dhe helmimit të ajrit.

Në lidhje me këtë çështje, ekspertët kanë alarmuar me kohë se pasojat për shëndetin e qytetarëve kanë filluar të shënojnë rritje alarmante, si në shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të sapolindura, në shtimin e numrit të pacientëve me sëmundje të rënda të sistemit respirator, nivelin tepër të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kancerogjene, paraqitjen masive të rasteve të sterilitetit tek të rinjtë dhe shumë sëmundje të tjera, të cilat edhe nuk mund të diagnostifikohen lehtë për shkak të natyrës specifike të këtyre llojeve të helmimit.

Një gjë vetëm dihet saktë, se Maqedonia nuk ka industri të zhvilluar për ta shkaktuar këtë nivel tepër të lartë të ndotjes së ambientit jetësor dhe helmimit të ajrit. Paraqitja e këtij skandali, fillimisht në Itali dhe Shqipëri, vetëm sa u jep sinjalin edhe organeve kompetente në Maqedoni për pistën e hetimeve të këtij skandali.

 09.03.2017, 11:03  | B.M. | 1,337 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në skenë (Foto)
Numërohet një vendvotim në Prizren, ndryshon rezultati
Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.