« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
« Markoviç për Zhurnal » Nëse VMRO i fiton lokalet, do të kërkojnë edhe zgjedhje të parakohëshme
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Pri..
Minoski në takime në Bankën Botërore dhe KE për tema ekonomike
1332180291.jpg

Shkup, 9 mars - Ministri i Financave Kiril Minoski realizoi takime me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian me rastin e realizimit të projekteve vijuese dhe Programit për zhvillim ekonomik.

Minoski, siç kumtojnë nga Ministria e Financave, pati takim me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoni Marko Mantovaneli, në të cilin u shqyrtua realizimi i projekteve vijuese në vend të mbështetura nga Banka Botërore. Bëhet fjalë për projekte nga sfera të ndryshme si infrastruktura dhe arsimi në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë euro. Nga drejtoi i Bankës Botërore për Maqedoninë u konstatua se të gjitha projektet janë realizuar shkëlqyeshëm, në pajtim me dinamikën e paraparë në marrëveshjet.

Mantovaneli shprehu kënaqësi të madhe për implementimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, që zbatohet përmes Ministrisë së Financave dhe me fond prej 76,8 milionë eurove, financon projekte kapitale në komunat e Maqedonisë.

Drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë shfaqi shpresë për zgjidhje të shpejtë të krizës politike dhe se lidhja partnere midis Maqedonisë dhe Bankës Botërore do të vazhdojë edhe përmes projekteve të ardhshme.

Ministri i Financave Minoski realizoi takim edhe me misionin e Komisionit Evropian me rastin e Programit të Maqedonisë për reforma ekonomike 2017-2019. Në takim, përfaqësuesit nga Drejtoria për Zgjerim dhe Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e KE-së theksoi se përmes Programit shihet se Maqedonia ka përmirësim në pjesën makroekonomike dhe fiskale, si dhe se kapacitetet në vend për projektim ekonomik, analizë dhe diagnozë dukshëm janë përforcuar dhe përmirësuar.

Programi për zhvillim ekonomik është dokument strategjik i cili ka të bëjë me përmirësimin e menaxhimit ekonomik me vendin në kontekst të integrimit të BE-së, si dhe përmirësim të kapaciteteve të institucioneve në tërësi. Maqedonia në janar të këtij viti e dorëzoi Programin për vitin 2017-2019 deri te Komisionit Evropian, i cili është programi i tretë i tillë të cilin vendi e ka dorëzuar deri te KE-ja.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 09.03.2017, 15:14  | Xh.I. | 340 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.