"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
« « Ndërmjet patriotizmit, abuzimit institucional dhe burokracisë » » Tre vite krizë politike, dhe një rumbullaksim të marrisë, katrahurës dhe gjysëmanalfabetizmit

Ilir Xhemaili

Kohëve të fundit qasja e dyanshme ndaj deklaratës së partive politike e përpiluar në Shkup se qenka e papranushme, se e kërcënon unitaritetin e shtetit, se është e importuar, e çfarë s’u tha e s’po thonë për këtë deklaratë të përbashkët, e cila është e lejuar me rrugën demokratike dhe me vlerat përparimtare të shteteve të zhvilluara që janë me demokraci të mirëfilltë, sikurse janë SHBA-të dhe BE-ja, dhe secila tendencë për t’a propaganduar dhe për të luajtur në kartat nacionaliste me këtë deklaratë është vetëm se një miopësi politike.

 Por në praktikë çfarë nënkupton kjo deklaratë, duke i ikur qasjes kronologjike por duke u munduar që ta nxjerrë, esencën e saj jetike për shqiptarët, dhe ajo është asgjë më shumë e asgjë më pak se respektim i Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë.
Spini politik i orientuar në ndryshimet ligjore për gjuhën Shqipe, pra meqenëse ajo është normë kushtetutese dhe nuk duhet shumicë e dyfishtë për t’a votuar në parlament, tregon qartazi urrejtjen, shovinizmin politik, dhe fashizmin ndaj një etnie pjesë përbërëse e këtij shteti. E aq më shumë tregon për tragjedinë se kjo fushatë është antikushtetuese, pra që i bie se, kjo njëmendësi është kundër ligjeve dhe konstitucionalizmit demokratik të shtetit.

Ky ves patriotik dhe jo si virtyt patriotik, tanimë në filozofinë politike bashkëkohore ka arritur në stadin që të elaborohet, ndonëse tek ne është tabu temë, dhe ka shumë arsye për këtë mjerim në politikë tanimë vite me radhë. Dhe qasja më lokaliste e folkloriste për ta elaboruar këtë vesin patriotik, është kjo njëmendësi e  brishtë e lartëpërmendur.

Aristoteli parashihte se Grekët janë të predispozuar për të udhëhequr botën, rastësisht në opusin e opinionit të përgjithshëm të shpërfaqur nga mediat, si ato të shtypura dhe elektronike, kishte mendjekrisur të tillë, që mendonin se për t’a udhëhequr Maqedoninë ( ky shtet me tërë atë kinse historinë e saj madhështore) kërkon përkushtim të madh, po edhe më tragjike të pohosh se ky popull është i predispozuar edhe të ketë rol të madh, dhe për këtë arsye s’është e lehtë zgjidhja dhe roli i saj, fuqia intelektuale, politike e çfarë jo s’janë të nivelit që të përbuzen, por duhet që në njëfarë mënyre të lavdërohen.

T’i rrikthehemi vesit patriotik në këndvështrimin folklorist që po përdoret, se gjoja: “ Deklarata e Shkupit e rrezikshme,  e rrëzikon unitaritetin shtetëror....”.

Dhe pse tani është e rrezikshme për partinë politike të dalldisur, apo pse i ka humbur mundësia që t’a formojë këtë qeveri, dhe që nuk ishte e rrëzikshme kur u zhvilluan bisedimet 20 ditëshe, sepse nëse si tani trumbetohet si e rrezikshme dhe e importume, si ata pra në këtë rast VMRO-ja bisedoi për të 20 ditë, kurse tani paprimtas duke i’u bashkangjitur edhe Presidenti, po taktizojnë me deklaratën, gjë që është e palogjikshme...

Por më banale është edhe pikëpamja e Presidentit që të mos ja japë mandatin shumicës parlamentare me 67 deputet, me arsyetimet që s’përkojnë as me ligjet dhe praktikën e deritanishme të  shtetit e as me logjikën, pragmatizmin e asgjë tjetër... Roli i tij jo që e thelloi këtë marri shtetërore, por e gjungjëzoi tërë shtetin para një sfide të hyrjes në histori se ligjet dhe kushtetuta interpretohet sipas qejfit dhe dëshirave personale e partiake...

Paturpësisë së udhëhequr haptaz i shtohet tanimë edhe se, kjo deklaratë është e nënshkruar, fotografuar në Tiranë, këtë gjë po e thonë ata, të cilët kishin protestuar në rrugët e Shkupit dhe kishin dëshiruar “Gasna Komora” për shqiptarët, por pritet nga ta, sepse kur tre vëllezër pasurinë s’ mund ta ndajnë thërrasin ndërmjetësues, por ndërmjetësues nuk do të thotë që të kërkohet për vese në politikë, apo teke gjysmëanalfabetike...

Por në esencë rreziku ku ekziston, dhe nga po shkojnë zhvillimet e fundit që do t’a determinonin rrezikun që të shkojë drejt një anarkie të pahijshme në shtet, sepse siç theksonte L. Bashkurti  se “Aleanca me të vërtetën është shumë e vështirë, por është shpëtimtare”. Dhe rreziku nuk qëndron në frikën artificiale të krijuar nga politikanë të papërgjegjshëm, se rreziku sipas tyre qëndron në deklaratën e përbashkët të partive politike, se kinse është importuar nga jashtë apo në njëmendësinë për zbatim të ligjeve dhe kushtetutës, sepse në esencë kjo deklaratë e përbashkët është gjithëçka në frymën e Marrëveshjës së Ohrit dhe kushtetutës, dhe e harmonizuar me ligjet ekzistuese, kurse rreziku esencial i tanishëm është beteja për shtet ligjor, institucional e demokratik, që të mos rrëshqas në anarki.

Në demokraci problemet nuk zgjidhen me të drejtën e forcës, por me forcën e së drejtës

Secila tendencë për përdorimin e kuptimit të parë është fashizoide, e qëllimkeqe për fatin shtetëror dhe për mundin shumëvjeçar të faktorëve të ndryshëm në shtet e sidomos faktorëve ndërkombëtar.

Pasqyra reale në këtë kohë të turbullt është një sllogan, Respektimi i kushtetutës, dhe si slogan i propozuar nga të gjithë faktorët relevant objektiv e politik, dhe  është e pakuptimitë të mos respektohet, edhe poqëse të ishte e fundit herë që kushtetuta nuk respektohet dhe ligjet, është e pafalshme sepse kjo klimë politike e shumicës së gjerë për t’a reformuar sistemin e drejtësisë, për t’a rikthyer besimin tek qytetarët është e pafalshme nga ana e Presidentit të shtetit që të mos ndodhë, sepse për këto qëllime kanë vendosur tre koalicione parazgjedhore dhe një parti, LSDM, Aleanca për Shqiptarët, Rilindje me Besë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ky koalicionim i mundshëm merrë për bazë të zbatoj reforma në të gjitha sferat e shtetit, gjë që s’është e lehtë, sepse hendeku është i theksuar tek urrejtja e përgjithshme ndaj shqiptarëve, ose edhe ndaj njëmendësisë së krijuar me vite.

Pikat e theksuara në deklaratën e përbashkët  dhe është e pafalshme të mos theksohet edhe fakti se që nga pavarësimi i Maqedonisë janë kërkesa jetike të shqiptarëve, dhe si të tilla këto kërkesa që  tanimë i garanton Marrëveshja e Ohrit,  dhe të mos zbatohen në praktikë, është e pafalshme. Andaj këtë materializim mund t’a arrijë koalicionimi i ardhshëm, sepse në praktikë kjo klimë politike e balancuar mes partive mundet që t’a arrijë, sepse kanë balancuar dhe relativizuar stereotipet tek trupi i tyre elektoral, dhe do hyjnë në histori në rast se përnjëmend duan dhe dëshirojnë që Maqedonia të bëhet shtet, me demokraci reale dhe me respektimin e parimeve përparimtare për të ecur sa më shpejt rrugës për në NATO dhe BE ...

 09.03.2017, 16:51  | B.M. | 1,989 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.