« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« VIDEO: » Kriza politike po rrezikon rrogat në Maqedoni
krizamk.jpg

Kriza politike ka goditur edhe pagesën e rregullt të rrogave. Është rritur numri i kompanive të cilat nuk munden në kohë t’i paguajnë obligimet ndaj të punësuarve.

Sipas të dhënave që Alsat-M i mori nga Drejtoria e të Hyrave Publike, vetëm për 1 muaj përkatësisht nga janari deri në shkurt të këtij viti, 2000 kompani janë vonuar me pagesën e rrogave në afatin e paraparë me ligj.

Në mënyrë shtesë, numri i kompanive që aspak nuk e kanë paguar rrogën e shkurtit është rritur për rreth 2000, krahasuar me janarin.

Kjo do të thotë se gjithsej janë 3776 kompani që për 1 muaj e kanë humbur aftësinë në kohë të paguajnë rroga ose janë shuar. Sipas ekspertit Pavle Gacov, këto numra janë porosi e qartë se në ekonominë e vendit asgjë nuk shkon siç duhet.

”Sigurisht se kjo do të thotë jo- likuiditet, pasi gjëja e parë që kompanitë duan ta bëjnë është t’i paguajnë tatimet dhe rrogat ndaj punonjësve të tyre. Jolikuiditeti është virus. Ai shumë shpejtë i prek të gjithë që kanë lidhje me kompanitë që janë në gjendje të këtillë e që s’mund të paguajnë rroga të rregullta” – tha Pavle Gacov, këshilltar tatimor.

Nuk ka dyshim se në gjendjen e këtillë ndikim të madh ka kriza politike që tashmë tre vite me radhë ka përfshirë vendin, thotë Gacov.

”Ky numër, nëse vazhdon kriza politike-ekonomike, në të ardhmen do të rritet. Kjo do të thotë se në këto 4000 kompani do të shtohen edhe kompani të tjera që nuk do të mund të paguajnë rroga” – u shpreh Pavle Gacov.

Javën e kaluar në një deklaratë për Alsat, nga inspektorati i punës konfirmuan se ankesat më të shpeshta nga punëtorët kanë të bëjnë pikërisht me vonesën e rrogave.

”Nuk tolerohet mos- pagesa e rrogës, por gjendja e përgjithshme në ekonomi, jolikuiditeti i kompanive çon në mos- pagesën e rrogave për punëtorët” – theksoi Zllate Stojanovski- inspektor shtetëror i punës.

Ligji thotë se çdo kompani është e obliguar të paguaj rrogën e kaluar deri më datën 15-të të muajit të ardhshëm. Për çdo ditë vonesë, DAP u merr kamatë dënimi prej 0,03%. Nëse vonesa është më shumë se 15 ditë, për kompaninë parashihet gjobë prej 2500 deri 3500 euro ndërsa për personin përgjegjës 30% nga lartësia e gjobës së shqiptuar për kompaninë./Telegrafi/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.04.2017, 10:05  | L.E. | 1,864 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.