Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Shekerinska: Do të përpiqemi për debat, dhe të pranojnë se nuk jemi gjithmonë në të d..
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk n..
Kompanitë nga Maqedonia të interesuara për teknologjinë italiane për përpunim të mermerit
133650909.jpg

Shkup, 11 prill - Mermeri nga Maqedonia është cilësor dhe i vlerësuar në botë, ndërsa me përdorimin e teknologjisë adekuate bashkëkohore për përpunim, ai mund të jetë edhe më konkurrent në tregjet e huaja.

Për këtë qëllim sot në Shkup përfaqësues të 28 firmave koncesionerë të mermerit marrin pjesë në prezantimin e teknologjisë italiane të përpunimit të mermerit që e organizon Agjencia italiane promovim të tregtisë së jashtme pranë Ambasadës së Italisë.

 

Sipas Raimondo Lovati nga Shoqata e prodhuesve italianë të pajisjes për ekstraktim dhe përpunim të gurit, me ngritjen e cilësisë së përpunimit të mermerit nga Maqedonia u jepet mundësi prodhuesve nga Maqedonia të jenë edhe më konkurrentë në tregjet jashtë vendit.

 

"Industria e Maqedonisë për mermer ka potencial të madh dhe me përdorimin e teknologjisë adekuate, mermeri nga Maqedonia mund të jetë edhe më konkurrent në tregjet e huaja", theksoi Lovati.

 

Nga Agjencia italiane për promovim të tregtisë së jashtme pranë Ambasadës së Italisë thonë se kompanitë nga Maqedonia që vitin e kaluar gjatë Panairit në Veronë kanë paraqitur interesim për vendosje të teknologjive të reja në përpunimin e mermerit.

 

"Në prezantim kemi 28 firma nga Maqedonia të cilët janë koncesionerë të minierave për mermer. Janë planifikuar të mbahen 80 tet-a-tet takime që edhe një herë e konfirmon interesin e kompanive nga Maqedonia për teknologjinë italiane e cila do të mundësonte të optimizohen proceset prodhuese dhe të arrihet prodhimtari, më e madhe sipas cilësisë dhe më konkurrente në tregjet e huaja", deklaroi Çincia Bruno, drejtoreshë e Agjencisë italiane për Promovim të Tregtisë së Jashtme me Ambasadën e Italisë - (IÇE).

 

Ambasadori italian Karlo Romeo, i cili mori pjesë në prezantim, theksoi se Maqedonia disponon me mermerin e bardhë, i cili është resurs shumë i rrallë, ndërsa nga ana tjetër madje Italia është lider në prodhimtarinë e teknologjisë për përpunim të mermerit.

 

Italia eksporton pajisje për përpunim të mermerit në 120 vende nëpër botë, ndërsa eksportues kryesor partnerë i ka SHBA-në, Kinën, Spanjën, Indinë, Turqinë...Vitin e kaluar eksporti i pajisjes për përpunim të gurit nga Italia ka arritur një miliardë euro.

 

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Italisë vitin e kaluar është përmirësuar, gjegjësisht Italia nga partneri i gjashtë tregtar bëhet partneri i pestë i Maqedonisë.

 

Importi i Maqedonisë i teknologjisë nga Italia në sektorin për mermer në dy vitet e fundit dyfish është rritur duke arritur në 1,1 milionë euro në vitin 2016. Nga Italia më së shumti importohen sharrë të makinave dhe gur mprehës diamanti.

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2016, eksporti i Maqedonisë i mermerit dhe granitit jashtë vendit është rritur rreth 30 për qind, ndërsa në vitin 2016 ka tejkaluar 20 milionë euro. Rreth 74 për qind të eksportit në këtë sektor i takojnë mermerit dhe travertin të prera në shirita deri në 4 centimetra, ndërsa 12 për qind kanë të bëjnë për mermerin e përpunuar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.04.2017, 13:25  | Xh.I. | 719 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk ndërmori asnjë aksion sensibilizuesë kundër përdorimit të armëve!
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Plloshtani: Miratimi i ligjit për shqipen, Zaevin e bën më të besueshëm te shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Me shkas: Bajrami i gjakosur
Getoari poston foto i zhveshur, ja komenti i Marinës (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.