Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Kompania amerikane NYSK do të prodhojë vaj kanabis në OHIS, janë paralajmëruar 200 punësime
111107140.jpg

Shkup, 11 prill - Kapaciteti për prodhimin e vajit të kanabisit për nevoja mjekësore është hapur në qarkun e ish-fabrikës OHIS. Bëhet fjalë për investim të ri të huaj në Republikën e Maqedonisë edhe atë të kompanisë amerikane NYSK holding SHPKNJP Shkup.

Investimi i përgjithshëm në periudhë prej pesë vjetëve do të jetë mes tre deri pesë milionë dollarë. NYSK holding tashmë ka investuar gjysmë milionë euro në renovimin e këtij objekti braunfild mbi 2.000 metra katrorë. Kompania tashmë ka punësuar 15 persona me orar të plotë dhe me të ardhura mbimesatare, me plan që të punësojë 50 deri në fund të vitit dhe 200 persona në pesë vitet e ardhshme.

 

Ministri i Investimeve të Huaja, Xheri Naumof në fjalimin para të pranishmëve tha se me krenari bën të ditur se ndërtesa në kompleksin e OHIS-it është tërësisht e rinovuar me qëllim q të bëhet objekti i parë modern me licencë për kanabis mjekësor në Maqedoni për kultivimin dhe eksportin e vajit nga kanabisi mjekësor në vendet e Evropës.

 

"Vetëm disa kombe në botë kanë të drejtë ligjore të kultivojnë dhe eksportojnë kanabis mjekësor, ndërsa tani Maqedonia është një prej tyre dhe kjo na bën destinacion të ri për këtë industri me rritje të shpejtë", theksoi Naumof.

Zëvendëskryministri dhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov tha se ngjarja e sotme është rezultat i angazhimeve të Qeverisë dhe Ministrisë për mundësim të përdorimit të kanabisit në qëllime mjekësore në Republikën e Maqedonisë. Me këtë investim, theksoi, i vendosim themelet e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në RM.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.04.2017, 15:49  | Xh.I. | 1,158 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.