"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Sërish aksidente të shumta në Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor
aks_1.jpg

Shkup, 12 prill- Një këmbësor është lënduar më rëndë në njërin nga gjithsej 11 aksidentet në trafik që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë aksidente më lehtë janë lënduar nëntë persona, ndërsa katër kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese tek 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi shoferëve në zonë të udhëkryqit, ndërsa 17 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe pesë shoferë të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse në kokë. Јanë sanksionuar edhe 45 automjete të parkuara jo në rregull.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", janë larguar 70 automjete.

Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative "Kulturë komunikacioni të fëmijëve në institucionet parashkollore" me fëmijët nga një grup i madh në kopshtin privat për fëmijë "Pikolini" i cili ndodhet në rajonin e Komunës së Karposhit.

Gjithashtu, Sektori për parandalim së bashku me "Njësitin shkollor të komunikacionit" do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit në rajonin e Komunës Qendër më saktësisht përgjatë rrugës "Dimitrija Çupovski" në afërsi të "Portës së Maqedonisë".

Sektori për parandalim do të mbajë masë të posaçme edukative mësim komunikacioni, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.04.2017, 10:58  | L.E. | 1,441 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.