Kryeministri Zaev shpalosi propozimet për zv.ministra të qeverisë së re
Sheshi "Skënderbeu", drejtë një pamje grandioze kombëtare me figura dhe monumente më ..
Vullnet Ameti rizgjedhet Rektor i Universitetit të Tetovës
Sheshi "Skenderbeu" edhe në kënget e artistëve eminent shqiptar
Caktohet arrest për të dyshuarin për grabitjen në NLB Banka
nlb.jpg

Shkup, 12 prill- Një gjykatës me procedurë paraprake, me propozimin e prokurorit publik kompetent, i ka caktuar arrest prej 30 ditëve B.S. (40) nga Shkupi i cili pardje kreu grabitje në NLB Banka në Shkup.

Prokuroria publike kumtoi se ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale Evazion sipas nenit 239 paragrafi 5, ndërsa në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 dhe me nenin 45 të Kodit penal. Personi dyshohet se ka fshehur dy milionë franga zvicerane dhe 270.000 euro prej arkës kryesore të një banke afariste.

Me qëllim që të zbardhet rasti, prokurori publik ka dhënë urdhra për sigurimin e pamjeve nga monitorimi me video dhe dokumentet e plota nga banka, si dhe sigurimin e Listingjeve prej komunikimit me telefon të personit të dyshuar.

MPB paraprakisht informoi se dje e ka arrestuar të dyshuarin B.S. dhe me padi penale i është dorëzuar Prokurorisë Publike Themelore.

B.S. si i punësuar në vendin e punës arkëtar në Shërbimin për punën e arkës (punë me para të gatshme dhe depo në NLB Tutunska Banka SHA Shkup), duke shfrytëzuar një rast të mirë dhe duke e njohur procesin e punës, në kohën kur në arkë ka pasur frekuentim të zvogëluar të personave të punësuar, pa u vërejtur nga askush në periudhën prej më 6 deri më 10 prill 2017 i ka përvetësuar mjetet e lartpërmendura.

Shumën e parë e ka fshehur prej dërgesës në vlerë prej 1.000.000 franga zvicerane në mënyrë që nga shuma e përgjithshme para dërgesës së mjeteve përmes avionit, i ka nxjerrë një pjesë me 100 bankënota në vlerë prej 1.000 frangave zvicerane (100.000 franga) të cilat i ka përvetësuar për vete.

Shumën e dytë e ka fshehur duke shfrytëzuar rastin me ç'rast pa u vërejtur prej askujt disa herë në mënyrë të paligjshme ka përvetësuar 375.000 euro para të gatshme nga arka, ndërsa më pas edhe 300.000 franga zvicerane të cilat i janë besuar në pajtim me detyrat e punës në NLB Banka.

Më 10 prill 2017, i ballafaquar me faktin se është e pamundur të shlyejë borxhin me para, në mënyrë të vetëdijshme i ka përvetësuar edhe 2.000.000 franga zvicerane dhe 270.000 euro prej arkës me deviza, me ç'rast të njëjtat i kishte futur në qese dekorative dhe rreth orës 13 pa u vërejtur nga askush e ka braktisur NLB Bankën duke u nisur në drejtim të panjohur.

Nga persona përgjegjës të NLB Tutunska Banka ngjarja penale është paraqitur në Njësitin për raportim dhe komandë, ndërsa nga nëpunësit policorë të njësitit ALFA, B.S. është gjetur dhe është privuar nga liria.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.04.2017, 15:29  | L.E. | 1,488 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video Ekskluzive » Presidenti Ivanov shtron iftar në rezidencën e tij, thirret ezani me kërkesë të kreut të BFI-së
“Feridja” në lidhje me aktorin e serialit “Më fal” (Foto)
Kjo çfarë bën Big Mama për të dashurin është e mrekullueshme (Foto/Video)
Milioneri që jetoi 20 vjet i vetëm në ishull (Foto)
Tuna zbulon pjesë intime të bashkëshortit (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.