"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
BPRM: Kriza politike ndikon në stabilitetin ekonomik
133011494_1.jpg

Shkup, 12 prill - Komiteti për politikë operative monetare e BPRM-së vlerëson se stabiliteti i bazave ekonomike është pozitiv, por se rreziqet nga ngjarjet vendore politike edhe më tej ekzistojnë dhe janë të shprehura.

Sipas Komitetit, të dhënat e publikuara për rritjen e BPV-së për vitin 2016 prej 2,4 për qind janë në përputhshmëri me projeksionin e BPRM-së prej 2,3 për qind. Për tremujorin e parë të vitit, siç theksojnë në kumtesë, pritet ruajtje e dinamikës pozitive të rritjes së BPV-së, por theksojnë se numri i treguesve të lartë frekuentues është kufizuar, përkatësisht se një pjesë e treguesve kyç janë të kapshëm vetëm për janarin. Me atë rast disa prej tyre shënojnë lëvizje në drejtime të ndryshme, për ç'arsye, theksojnë nga BPRM rritet paqartësia rreth notës për gjendjen në ekonomi në tremujorin e parë të vitit.

"Pritjet e subjekteve ekonomike edhe më tej janë relativisht stabile, ndërsa vlerësimet për stabilitetin e bazave ekonomike ende janë pozitive. Edhe krahas rënies së rezervave devizore në tremujorin e parë, në tregun devizor janë ruajtur lëvizjet e volitshme, me ç'rast në tre muajt e parë të vitit, në përgjithësi, BPRM ka intervenuar me neto-blerje të vogël të devizave. Rezervat devizore edhe më tej janë në nivel adekuat", theksojnë nga BPRM.

Shtojnë se likuditeti i bankave në amrs vazhdoi të rritet, me dinamikë më të matur dhe kryesisht nën ndikim të kërkesës sezonale më të ulët për para të gatshme në ekonomi. Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të likuiditetit mjetet në periudhën e kaluar gjashtëmujore, Banka popullore në mars tërhoqi pjesë të konsiderueshme nga likuiditet i tepërt përmes instrumentit bazë - bonot e arkës. Për shkak të kompensimit të nevojave afatshkurta për likuiditet, bankat në mars patën depozite të pasiguruara, ndërkaq është tregtuar edhe në tregun sekondar të letrave me vlerë, përmes ndodhjes së repo-transaksioneve definitive.

Sipas të dhënave fillestare për marsin e vitit 2017, siç theksojnë nga BPRM, kursimi i popullatës në tremujorin e parë në raport me fundin e vitit 2016 është i pandryshuar, prëderisa tek ndërmarrjet në mars vërejnë rritje mujore e cila nuk është e lejuar për komepnsim të uljes tek popullata.

Të dhënat fillestare përfundimisht me marsin për aktivitet kreditor tregojnë rritje të kredive në bazë mujore dhe vjetore dhe ruajtje të trendit të kreditimit më të shprehur të sektorit "popullatë". Megjithatë, siç qëndron në kumtesë, të dhënat e fundit për aktivitet kreditor udhëzojnë në realizime më të dobëta në krahasim me të projektuarat për tremujorin e parë të vitit 2017, në pajtim me projeksionin e tetorit.

Të dhënat për rezervat devizore në mars tregojnë rënie në krahasim me fundin e vitit 2016, në një pjesë si rezultat i faktorëve të karakterit të përkohshëm. Të gjithë treguesit për përshtatjen e rezervave devizore tregojnë se ato vazhdimisht lëvizin në zonë të sigurtë. Në krahasim me treguesit nga sektori i ajshtëm, për fillim të vitit janë të kapshme të dhënat për tregun këmbimor për tremujorin e parë, të cilat udhëzojnë për neto-derdhje për pak më të ulëta nga transferet private në krhasim me pritjet. Njëherit, edhe të dhënat e fundit të disponueshme për tregtinë e jashtme për dy muajt e parë të vitit 2017 udhëzojnë në lëshime, përkatësisht në deficit pak më të lartë tregtar në krahasim me të priturin. Megjithatë, periudha e shkurtë dhe dinamika e ndryshueshme sezonale janë faktor kufizues për sjellje të konkludimeve më të sigurta në krahasim me pritjet për tërë tremujorin.

Në mbledhjen e Komitetit është konstatuar se në mars, bankat në transaksionet me klientët e trtegut devizor kanë realizuar neto-shitje të devizave, që kryesisht është reflektim i kërkesës më të lartë sezonale për deviza nga ana e ndërmarrjeve. Bankat e kompensuan kërkesën për deviza nga burime personale, që ka kushtëzuar pozicion neutral të Bankës popullore në intervenimet e tregut devizor. Me realizimet në maers, në tremujorin e parë të vitit intervenimet e Bankës popullore në tregun devizor kanë të bëjnë me neto-blerjen e matur të devizave nga bankat mbështetëse në shumë prej 2,8 milionë euro, përkundër neto-shitjeve prej 17,2 milionë euro në periudhë të njejtë të vitit 2016. Këto realizime më të mira janë vërejtur edhe krahas neto-shitjes më të lartë të devizave për nevojat e klientëve, kryesisht ndërmarrje dhe joresidentë, e cila tërësisht është kompensuar nga likuiditeti i mirë devizor i bankave.

BPRM paralajmëron se edhe në periudhën në vijim do t'i ndjekë me kujdes lëvizjet, ndërsa ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga stabilizimi i mëtutjeshëm i ambientit vendor politik.

Në mbledhjen e Komitetit është vendosur se në kushte të rreziqeve ende të pranishme nga ngjarjet vendore politike, norma e interesit e bonove të arkës ruhet në nivel prej 3,25 për qind. Duke pasur parasysh stabilizimin e likuiditetit potencial të bankave, është vendosur në ankand i cili do të mbahet sot, oferta e bonove të arkës të jetë në nivel të shumës së skaduar dhe të paraqesë 30.000 milionë denarë

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.04.2017, 15:07  | Z.H. | 903 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Koalicioni ASH-BESA, fillon zyrtarizmin nga Gostivari
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.