Muhamer Pajaziti: Raporti i Pribes pasqyron nevojat reale të Maqedonisë
Maqedonia dhe Shqipëria rivendosin komunikimin, në vjeshtë mbledhje e dy qeverive
« Analizë: » Si do të rrjedhin zgjedhjet lokale në komunat shqiptare?
Në këto zgjedhje nuk do të vlejë praktika për të votuar kandidatin e partisë që është..
Nëse vonohet kriza, vonojnë dhe pagat
4D28D904-030C-4B30-912F-651F018146F1_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 13 prill - Pjesë e ekspertëve konsiderojnë se është e patjetërsueshme të bëhet rebalans i buxhetit, por kjo momentalisht, teknikisht është e pamundur, sepse Kuvendi nuk është konstituar. Tani për tani vonojnë disa transfere sociale, por nëse kriza vazhdon mund të ulen të ardhurat në buxhet, dhe kjo të ndikojë tek pagat, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Vonesat të një pjese të transfereve sociale që lidhen me zvarritjen e krizës politike, shkakton frikë tek qytetarët se kjo do të mund të tërhiqte dhe vonim të pagave dhe pensioneve. Disa analistë ekonomist thonë se mospagesa e obligimeve të shtetit mbi disa subjekte të caktuara është shkaktuar nga mosfunksionimi i institucioneve, dhe jo përshkak të gjendjes së keqe të buxhetit.

“Nëse shihen të dhënat për dy muajt e parë të cilat i publikoi Ministria e Finansave mund të shihet se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë në nivel të njejt si vitin e kaluar, madje kishte dhe rritje për 0,2 % që tregon se përkundër krizës, buxheti ende nuk ka disa pasoja të mëdha. Gjithashtu kur shihen të ardhurat individuale do të vëreni se ka rritje tek të ardhurat tatimore, më tepër tek tatimi për fitim, që gjithsesi, vërteton se buxheti nuk është në gjendje aq të keqe”, deklaroi për REL, analisti ekonomik, Branimir Jovanoviq.
Gjithsesi kjo nuk do të thotë se nëse kriza vazhdon edhe në muajt e ardhshëm nuk do të ketë asnjë pasojë më serioze, gjegjësisht kjo do të thotë dhe ulje të të ardhurave në buxhet, paralajmëron Jovanoviq.

Sipas analistit ekonomik Visar Ademi, varshmëria e shtetit nga kreditet me të cilat mbulohen harxhimet ndikon në likuiditetin e buxhetit, veçanërisht nëse këtë e bën qeveria teknike.

“Nuk do të më habiste nëse në fazën e ardhshme të krizës hymë me mungesë të parave që të zgjidhen të gjitha obligimet mbi administratën shtetërore dhe vonimin e pagave. Për këtë shkak duhet orë e më parë të përfundojë kjo krizë, të kemi qeveri stabile e cila në afat të shkurtër do të duhej të paguajë obligimet afat shkurtëra, por çdo qeveri e ardhshme duhet të hyjë në borxh më tepër që të kemi ekonomi të zhvilluar, dhe jo vetëm të investojë në paga dhe mbulimin e deficitit buxhetor”, konsideron Ademi.
Përkundër premtimeve me opinionin tani më disa javë vonojnë dhe subvencionet bujqësore, ndërsa deficiti buxhetor po thellohet. Pjesë e ekspertëve konsiderojnë se e patjetërsueshme do të jetë rebalansi i buxhetit, edhe pse sipas Jovanovskit në këtë moment kjo teknikisht do të ishte e papranueshme.

“Nëse ka ndryshim të qeverisë, po, atëherë pres rebalans tëbuxhetit, por jo përshkak se buxheti është në gjendje të keqe, por përshkak se pres të ketë ndryshime në lidhje me politikat qeverisëse. Qeveria e re me siguri do të ketë prioritete dhe politika të cilat do të dallojnë nga ato të cilat i ka vizatuar kjo qeveri, dhe jo përshkak kondicionit të keq të arkës shtetërore”, thotë Jovanoviq.
Sipas Ademit, zhvillimi i mëtejmë i ekonomisë do të varet nga menaxhimi finasiar i qeverisë së re.

“Nëse vazhdon kriza politike atëherë mund edhe rejtingu kreditor i Maqedonisë të ulet, atëherë do të përballemi me normë më të lartë të interesit, dhe nëse borxhi publik rritet deri më 100% nga prodhimi bruto vendor atëherë nuk na ngelet asgjë tjetër përpos të bankrotojmë”, përmbyll Ademi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.04.2017, 12:01  | Z.H. | 868 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
A e dini sa vjeç ishte Ermal Fejzullahu kur u martua (Foto)
Fatkeqësi e trishtë, gjen vdekjen një person nga Shkupi
Horror në Shkup, në pikë të ditës tentuan ta fusin 29 vjeçarin në bagazhin e veturës
Shqipja? Ja si u përgjigj Dimitrov sot në Tiranë
"Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.