« Haxhiraj për Zhurnal » Zgjedhja e çdo shqiptari në krye të komunës është lajm i mirë për Tiranën
Koncepti etnik, jo ai qytetar është modeli më i mire për zgjidhjen e problemeve ndëre..
Rama: Takimi im me liderët shqiptarë në Maqedoni nuk ka lidhje me zgjedhjet
« Analistët » Koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve, të zortit ose të frikës
Karvani i OEMVP-së filloi sot me vizitën e bizneseve në Gostivar
photo 1.jpg

Shkup, 13 prill – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të qenë sa më afër bizneseve që nga viti 2012 çdo vit organizon “Karvanin e Odës”, gjatë të cilit realizohet kontakti i drejtpërdrejtë me bizneset, duke dashur të shohin nga afër problemet që hasin kompanitë anëtare të saj gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyrе, njofton Zhurnal.

Këtë vit karvani i Odës për të gjashtën herë nisi në qytetin e Gostivarit, ku prezent ishin bizneset e këtij rajoni. Kompanitë diskutuan për sfidat e shumta dhe problemet që paraqiten gjatë zhvillimit të një biznesi në vend, duke shtuar se ambienti afarist në Maqedoni nuk krijon kushte të mira për biznes, dhe të gjitha pengesat që hasin bizneset , duke mos u shqyrtuar në kohë nga autoritetet kompetente dhe frekuentimi i shpeshtë i inspekcioneve nga institucionet e ndryshme,  e bëjnë edhe më të vështirë funksionimin e tyre.

Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës, duke përfshirë këtu raportin vjetor 2016 dhe atë financiar, portfolia e shërbimeve të cilat i ofron Oda, si dhe publikimet e saj, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA.

Pëveç shërbimeve të OEMVP-së, bizneset u informuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit, gjë për të cilën kompanitë e Gostivarit cekën se kanë mungesë në qasjen ndaj informatave.

Në këtë takim kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Gëzime Fejzi, prezantoi aktivitetet dhe planet e Grupacionit, si dhe mundësitë tjera të përforcimit të pozitës së gruas në biznes dhe përkrahjen e sipërmarrësisë së gruas në përgjithësi, duke cekur faktin se vetëm 5% e bizneseve shqiptare janë të udhëhequra nga grate.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë javën e ardhshme në Kumanovë më datë 18 Prill 2017.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.04.2017, 14:22  | Z.H. | 832 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Rexhepi pyet Kasamin e Selën: Pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh?
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.