Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Shekerinska: Do të përpiqemi për debat, dhe të pranojnë se nuk jemi gjithmonë në të d..
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk n..
Më të larta çmimet e prodhuesve të prodhimeve industriale
pr_4.jpg

Shkup, 13 prill- Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në shkurt të këtij viti janë më të larta për 0,8 përqind në nivel mujor, ndërkaq për 4,5 përqind në nivel vjetor.

Enti Shtetëror për Statistikë kumtoi se në shkurt të këtij viti, në krahasim me janarin e vitit 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale, janë më të larta në sektorin Xehetari dhe nxjerrje e gurëve për 3,6 përqind, në sektorin Industri përpunuese për 0,4 përqind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 1,8 përqind.

Në shkurt të vitit 2017, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 30 përqind, në sektorin Industri përpunuese për 2,8 përqind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0,7 përqind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në shkurt të këtij viti, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta për 0,1 përqind në nivel mujor, ndërsa për 9 përqind në nivel vjetor.

Në shkurt të këtij viti, në krahasim me janarin e po këtij viti, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 5,2 përqind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese janë më të ulëta për 0,5 përqind.

Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 43,4 përqind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese për 5,6 përqind

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.04.2017, 15:57  | L.E. | 559 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk ndërmori asnjë aksion sensibilizuesë kundër përdorimit të armëve!
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Plloshtani: Miratimi i ligjit për shqipen, Zaevin e bën më të besueshëm te shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Me shkas: Bajrami i gjakosur
Getoari poston foto i zhveshur, ja komenti i Marinës (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.