« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Një orë në Evropë sa një ditë në Maqedoni
evrope.jpg

Punëtorët në Maqedoni ende janë në listën e më pak të paguarve në Evropë. Të dhënat e fundi të Zyrës evropiane për statistikë EUROSTAT tregojnë dallime drastike në çmimin e fuqisë punëtore në Bashkimin Evropian dhe në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.

Një orë punë në BE mesatarisht kushton 25,4 euro, ndërsa në Maqedoni 2,3 euro, që do të thotë se punëtorët e Maqedonisë janë më të lirë si krahë pune se punëtorët evropian, edhe atë për rreth 10 herë.

Sipas EUROSTAT-it, vitin e kaluar në kuadër të Bashkimit Evropian më të paguar kanë qenë punëtorët në Danimark dhe në Belgjikë, kurse më pak të paguar kanë qenë punëtorët në Bullgari dhe në Rumani. Ndërsa, çmimi mesatar për një orë pune në eurozonë ka qenë 29.8 euro.

Çmimi i mundit nuk është i barabartë edhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së. Sipas hulumtimeve, çmim më të lartë në orë pune vitin e kaluar ka pasur në Danimarka, duke qenë 42 euro. Më pas vijojnë Belgjika me 39.2 euro, Suedia me 38 euro, Luksemburg me 36.6 euro dhe Franca me 35.6 euro. Më lirë punëtorët për orë pune paguhen në Bullgari me 4.4, më pas Rumani me 5.5 euro, Lituani me 7.3, Hungari me 8.3 euro dhe Poloni me 8.6 euro.

Nga shifrat e EUROSTAT-it shihet qartë se shumë punëtorë të Maqedonisë për 8 orë punë përfitojnë aq sa fitojnë punëtorët evropian për një orë.

“Te ne, shumica e punëtorëve marrin pagë minimale apo pagë e cila është shumë afër minimumit. Gjithsesi atë e ulë dhe paga e ulët mesatare në vend, e cila ndikon në vlerën e orës punuese. Ne nuk mund të bëjmë krahasim me vendet anëtare të BE-së në asnjë bazë. As nuk kemi kompani të tilla të fuqishme, e as sistemi ynë ekonomik është aq i fortë sa të durojë paga më të larta. Këtu, gjithsesi, ndikim ka edhe paga minimale e përcaktuar me ligj, e cila është e ulët, dhe rrallë pronari vendos të rrisë me iniciativën e vet në fushat ku është normale të merret pagë minimale. Industria e tekstilit dhe lëkurës, sektori i ndërtimit, prodhimit të ushqimit, bujqësia dhe tregtia janë vetëm disa sektorë ku pagat janë më të ulëta dhe të cilët ndikojnë në vlerën e ulët të orës punuese tek ne. Rritja e pagave këtu do të thotë dhe mesatare më e lartë më tej”, thotë për KOHA, Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së biznesit të Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.04.2017, 11:27  | L.E. | 2,280 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski shfaqet pas një kohe, ndjek nga afër ndeshjen mes Vardarit dhe Fenerbahçe
Filloi gara për kryeprokuror, ja tre kandidatët më të sigurtë
« Video » Shqiptari i makiatove artistike në Vjenë
MPJ: Deri në ora 20.30 nuk ka informacione për shtetas të plagosur nga Maqedonia
« Foto » Skandaloze: Rrahje fizike pas përfundimit të ndeshjes Vardar me Fenerbahçen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.