Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Allagjozovski: Do të ketë revizion të projektit "Shkupi 2014"
Qendrat turistike përplot me mysafirë për Pashkë
133656988.jpg

Shkup, 15 prill - Rritet numri i mysafirëve në qendrat turistike të Maqedonisë gjatë festave të Pashkëve dhe fundjavës së zgjatur.

Kapacitetet për akomodim në Dojran janë plotësuar tërësisht, Ohri dhe riviera numërojnë kryesisht turistë vendorë dhe turistë prej shteteve fqinje, ndërsa në Berovë kërkohen më shumë vende.

Arsye për vizitueshmërinë e rritur është edhe përputhja e festës tek të krishterët ortodoks dhe katolik.

Në verandat e kafeneve të Ohrit dhe në restorante është përplot edhe për shkak të motit të mirë, ndërsa turmë, zakonisht ka edhe për parkimin e automjeteve. Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete për numrin e mysafirëve pasi që nuk janë të hapura të gjitha kapacitetet hotelierike në këtë kohë të vitit, megjithatë ata që punojnë janë me vizitueshmëri solide, rreth 80 për qind. 

Kapacitetet në Dojran, siç informoi Byroja turistike, janë tërësisht të mbushura edhe ato private edhe ato komerciale. Vlerësimi është se janë mbi 10.000 turistë, shumica vendorë. Ka edhe turistë edhe prej jashtë vendit, më pak nga Serbia, ndërsa më shumë nga Greqia të cilët vijnë për një ditë. Qyteti është i gatshëm për valën e mysafirëve, restorantet dhe kafenetë u kujdesën t'u organizojnë ahengje për në plazh në orët e mbrëmjes.

Për festat e Pashkëve përplot është edhe në Berovë. Sipas punëtorëve turistik, janë përfshirë të gjitha kapacitetet akomoduese, ndërsa më të shumtë janë mysafirët nga Maqedonia dhe Bullgaria. Rezervimet për Pashkë janë bërë që para një muaji. Paketa turistike e Maleshevisë është plotësuar me shumë traditë, ushqim vendor të Maleshevës, shëtitje, tura çikliste dhe alpiniste, vizitë e monumenteve historike.

Rezervimet për qendrat turistike janë në vijim edhe për festat e Majit. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.04.2017, 16:00  | T.E. | 978 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Kaq e guximshme “Feridja” ja çfarë bën ajo në deti! (Video)
Sahidja e Motrave Mustafa heq nishanin në fytyrë. Arsyeja ishte shqetësuese (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.