Reka: Veprimi i Beogradit, tentim për të penguar integrimin e Maqedonisë në NATO
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
« Bozhinovski për Zhurnal » Kryeprokurori i ri të ketë vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm
« Zhurnal mëson » BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër
Ekspozita ‘Passages’ e artistit Jean Pierre Romy vjen në Prishtinë
eks_5.jpg
Loading...

Si skulptor i paqes, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, ai krijoi Monumentin e Paqes në Pekin, në kujtim të pesëdhjetë vjetorit të Republikës Popullore të Kinës, përcjellë KultPlus.

 “Passages” titullohet ekspozita e artistit Jean Pierre Romy, që do të hapet me 20 prill në ora 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. Ekspozita përmban tridhjetë punime, prej të cilave 16 janë skulptura dhe të tjerat pikturë, ndërkaq kurator i kësaj ekspozitë do të jetë Dardan Muriqi.

“Vetëm duart, të mira dhe delikate, dëshmojnë precizitetin kuazi-kirurgjike të veprimit të tij, duart e dizajnerit që thërret koncizitetin dhe precizitetin e nevojshëm për praktikimin e sumos dhe kaligrafisë...Për Romin arti nuk është as elitist e as popullor, ai nuk i vë në pikëpyetje këto kushte.

Arti është gjendje mendore dhe shpirtërore, si për krijuesin ashtu edhe për spektatorin. Është moment i përjetësisë të vjedhur nga koha që kalon, një pjesë e jetës sureale të gdhendur në shtrembërimin e hapësirës dhe kohës. Arti për të është si dashuria, një antidot kundër vdekjes”,shprehet ndër tjera tekstshkruesi i katalogut, Daphne Laure Masliah.

Jean Pierre Romy është skulptor dhe piktor. Ai ka lindur në Egjipt nga një familje spanjolle-ruse me prejardhje hebreje dhe i rritur në Francë, ky artist zviceran u detyrua të shkojë në mërgim në Spanjën e Frankos para se të vendosej në Gjenevë. Pasi studioi ekonomi dhe shkencat sociale në Universitetin e Gjenevës dhe në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, ai filloi një udhëtim nismëtar i cili e çoi në mbarë botën. Nga kjo përvojë, ruajti lidhje bashkuese me Lindjen e largët, e cila lulëzoi në “Kaligrafitë imagjinare”.

Si skulptor i paqes, nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, ai krijoi Monumentin e Paqes në Pekin, në kujtim të pesëdhjetë vjetorit të Republikës Popullore të Kinës.

Gjithashtu u përzgjodh nga UNESCO që të inaugurojë Vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, me një monument të quajtur “Vizim”.

E përmbylli vitin 2000, Vitin e Kulturës për Paqe, duke krijuar “Trofetë e Paqes” dhe duke ua dorëzuar, së bashku me UNESCO-n, dy kampionëve botërorë të shahut në Nju Delhi dhe Teheran në dhjetor të vitit 2000.

Në Paris, ai inauguroi kalimin në mijëvjeçarin e ri me Metaforat me vetura, të simbolizuar nga automjetet bashkëkohore, të kthyera kah qielli, me fytyrë Katedralja e Notre Dame, me simbolet e pesë shqisave të jetës.

Punimet e Romyt mund të gjendet: në Pekin (Chaoyang Park dhe selia e UNESCO-s), në Passy (Plateau d’Assy), në Rrugën e Skulpturës Bashkëkohore, në Chamonix, në Cavalaire sur Mer, në Gjenevë në Fondacionin Knox, Në Rolle (dalja e Lozanës), Revue “The Best”, dhe vende të tjera ekspozuese.

Ekspozita "Passages" e artistit Jean Pierre Romy do të qëndroj e hapur në GMK deri më 15 maj 2017.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2017, 10:29  | L.E. | 452 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
Dridhet Shkupi
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomatik
Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
« Dokument » Publikohen dokumenta ku qeveria e Gruevskit planifikonte ndërtimin e banesave për emigrantët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.